Dalja nga shtrati i lumit në Kanionin e Langaricës si pasojë e rreshjeve me intesitet të lartë ka shkaktuar gjatë natës bllokimin e 23 turistëve në parkimin në hyrje të Kanionit të Langaricës.
Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe policore në operacion bëri të mundur shpëtimin dhe nxjerrjen e turistëve dhe të mjeteve në parkun e përmbytur. Gjatë kryerjes së operacionit të kërkim – shpëtimit, që zgjati për rreth dy orë, nuk pati asnjë të lënduar. Turistët u evakuan dhe u transportuan me mjetet e bashkisë e të policisë për t’u strehuar në hotelet e qytetit
Turistët ishin të kombësive të ndryshme (Francezë, Gjermanë e Polakë).
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ