Inflacioni i muajit prill sipas Eurostat është 5%, Shqipëria në vendin e shtatë për inflacion të ulët

Sipas metodologjisë së Eurostat për inflacionin, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Prill 2023 në Shqipëri ishte 5%. Ky rezultat ishte më i lartë se matjet kombëtare, ku inflacioni në Prill sipas INSTAT ishte 4.6%.  Prej muajit janar të këtij viti edhe inflacioni sipas metodës se Eurostat ka vijuar të jetë në ulje, por ulja ka qenw më pak e ndjeshme se sa inflacioni I matur sipas INSTAT.

Por pavarësisht metodologjisë së përdorur, rritja më e madhe e çmimeve vërehet tëk shporta e ushqimeve. Në muajin Prill rritja më e madhe vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 9,4%, ndërkohë që kjo rritje në Prillin e vitit të shkuar ishte 10%.

INFLACIONI SIPAS METODËS SË EUROSTAT

JANAR        7,1 %

SHKURT      6,8%

MARS           5,5%

PRILL           5.0%

Grupet e tjera që kanë rritje të ndjeshme janë grupet “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 6,7%, “Veshje dhe këpucë”, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 4,0% secili.

Në prill 2023 inflacioni në rang europian pësoi rritjen më të lartë në Hungari me mbi 24%, Letoni me 15% dhe në Çeki me rreth 14%.

Në krahun tjetër çmimet u rriten me ritme më të ulëta në Zvicër me pak mbi 2%, Luksemburg, Spanjë, ku çmimet janë rritur me pak se 4%. ndërsa mesatarja e BE është 8.1%. Vendi ynë renditet ndër 7 vendet e bashkimit europian me inflacionim më të ulët në Prill.

 

GAZETARE: ERMELINDA HOXHAJ

BURIMI: KLAN NEWS