FOTOLAJM/ Google “vishet” kuqezi, uron shqiptarët për Festën e Pavarësisë

Google, motori online i kërkimit në botë ka bërë një suprizë e madhe për të gjithë shqiptarët që sot anë e mbanë botës festojnë 111-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Siç shihet Google ka vënë në faqe të parë flamurin shqiptar që valvitet në kaltërsinë e qiellit.

Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

 

Dita e Flamurit do të mbledhë në Tiranë shumë qytetarë, që do t’i bashkohen festës. Po ashtu për nder të kësaj dite feste kombëtare për herë të parë mbahet “Parada e Shqiptarisë”, e cila do të bëjë bashkë shqiptarët nga të gjitha trevat si dhe nga Diaspora e largët.