Deri në pesë vite me detyrim në Shqipëri, studentët e mjekësisë në protestë : Anuloni vendimin
Studentët e Mjekësisë marshuan sot nga Universiteti në drejtim të Parlamentit në këmbë , pasi kundërshtojnë projektligjin e qeverisë që i mban peng diplomën për 5 vite, derisa të përfundojnë punësimin e detyruar në spitalet shqiptare.
Ata kanë dalë kundër projektligjit të qeverisë që i ndalon të largohen nga vendi dhe i detyron të punësohen për 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve. Por teksa janë afruar tek Parlamenti, policia i ka bllokuar duke mos i lejuar të futen në perimetrin e Kuvendit.
Vitin e ri akademik 2023-2024 do të miratohen 500 kuota studimi në programin e studimit mjekësi e përgjithshme. Mjekësia është një ndër programet më të gjata të studimit. Një student për tu bërë mjek specialist i duhen 10 vite studimi, ndwrsa me 6 vitete para të studimeve del mjek I përgjithshëm.
Të ndjekësh studimet për mjekësi të përgjithshme në vendin tonë është kusht nota mesatare e viteve të gjimnazit e cila duhet 8.5 e lartë. Sipas ligji të arsimit të lartë dega e mjekësisë e përgjithsme është 6 vite studim dhe ka në total 360 kredite, pasi klasifikohet te programit të integruar të ciklit të dytë.