Certifikatat e origjinës do të lëshohen në mënyrë elektronike me nënshkrim digital

Shqipëria voton Konventën Rajonale mbi Rregullat e Origjinës Preferenciale Pan–Euro- Mediteriane. Drejtori i Përgjithshëm i Doganave z. Genti Gazheli përfaqëson Shqipërinë në takimin e BE-së mbi thjeshtimin e procedurave për rregullat e origjinës.

Doganat Shqiptare kanë mundësuar një tjetër lehtësi për biznesin. Me ftesë të Komisionit Evropian, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave z. Genti Gazheli morri pjesë sot në Takimin e Komitetit të Përbashkët mbi Rregullat e Origjinës Preferenciale Pan–Euro- Mediteriane (PEM) në Bruksel.

Sipas Koventës së votuar sot, nga data 1 janar 2025  certifikata e origjinës së mallrave do të lëshohet në mënyrë elektronike me nënshkrim digital duke reduktuar kohën dhe kostot për bizneset mbi origjinën e mallrave si në import ashtu dhe në eksport.

Përdorimi i certifikatës elektronike të originës do të lehtësojë bizneset në eksportet dhe importet drejt/nga 27 vendet e Bashkimit Evropian, vendet e EFTA, vendet e CEFTA, Turqia, Ukraina, Gjerogjia dhe vendet e Paktit të Barcelonës.