Abone falas për studentët/ Tiranë, bashkia: Të gjithë mund të aplikojnë

Studentët në universitetet publike dhe jo publike në Tiranë edhe këtë vit akademik do të mund të pajisen me abone falas  për të udhëtuar me autobus në kryeqytet.  Bashkia do të lëvrojë çdo muaj 13.5 milion lekë për subvencionimin e tyre.

Por për të përfituar abonenë  pa paguar  studentët duhet kenë kartën e studentit.  Të rinjtë që pajisen rishtas me të,  por dhe studentët e Masterit të cilëve dokumenti iu ka skaduar mund të  paraqiten pranë sporteleve të fakulteteve ose në Agjencinë  e Rinisë së Bashkisë së Tiranës.

Këtë kartë  drejtoresha e  Agjencisë së  Rinisë  thotë se studentët mund ta përdorin për të përfituar çmime  të reduktuara dhe në rreth 2500  biznese në kryeqytet.

Ndërsa  për të marrë  abonen pa paguar studentët  në një prej pesë pikave  te shpërndarjes në Tiranë duhet të paraqesin gjithashtu  dokumentin e identifikimit dhe një fotografi.