111 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë/ Rama dhe Kurti bashkë në Vlorë, nis ceremonia e ngritjes së flamurit

Nis ceremonia e ngritje së flamurit në Vlorë, me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama, Presidenti Bajram Begaj, Lindita Nikolla, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, së bashku me zyrtarë të tjerë ndodhen në Vlorë, teksa shihen duke kryer nderimet pranë Sheshit të Flamurit.

Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.