VIDEO/ Takim me Diasporën në Milano, Rama: Për herë të parë kemi në dorën fatin evropian të Shqipërisë
Nga Milano ku zhvilloi takim me Diasporën shqiptare në Itali, kreu i PS, Edi Rama i bëri thirrje që të votojnë numrin 5 për të realizuar ëndrrën, anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Rama mori një fanellë me numrin 5 nga futbollisti italian Alessio Tacchinardi.
“Hera e parë në historinë tonë të zgjedhjeve që edhe ju dhe të gjithë të tjerët do të kenë mundësi të zgjedhin pa pasure nevojë të vijnë në Shqipëri. Jemi ne që vijmë tek ju dhe më vjen mirë që edhe këtë siç u zotuam në krye të herës e bëmë realitet dhe tani çdo shqiptar që do të shprehet me votën e vet për drejtimin e vendit ka mundësi ta bëjë pa lëvizur nga vendbanimi i vet kudo ku është. Do vazhdojëm ta rrisim prodhimin e përgjithshëm kombëtar. Kur ne morën detyrën Shqipëria prodhonte më pak se 10 miulirdë euor në totalin e vet, sot prodhojmë 25 miliardë euro dhe në vitin 2030 do ta çojmë në 35 miliardë euro. Vetëm kështu mund të rrisim të ardhurat për frymë. Kur morëm detyrën, ishin 3 mijë e pak euro për frymë, sot janë 10 mijë e 400 euro, dhe në Shqipërinë e vitit 2030 do ta çojmë në 15 mijë euro për frymë.
Do ta rrisim pagën mesatare në sektorin publik E gjetëm në 370 euro, sot e kemi çuar në 1 mijë euor dhe në Shqipërinë e vitit 2030 do ta çojmë të paktën në 1 mijë e 200 euro.
Të votosh për Shqipërinë 2023 në BE do të thotë të investosh për një Shqipëri të re — si në aspektin e të drejtave, ashtu edhe në atë financiar. Sepse në vendin në sofrën europiane do të ketë një buxhet solidariteti ekstra çdo vit. Dhe për të marrë një shembull, nëse BE na ka dhënë rreth 1 miliard euro gjatë këtyre viteve, pas futjes në BE, çdo vit do të marrim 1 miliard euro, që do të jenë fonde të lëvruara rregullisht.
Ajo që ka ndoshta rëndësi më të drejtpërdrejtë për ju, është jo vetëm fakti që me hyrjen në BE mundësitë tona si qeveri, si buxhet, do të jenë shumë më të mëdha për të mbështetur njerëzit, por edhe që me hyrjen e Shqipërisë në BE, çdo shqiptar dhe shqiptare kudo ku është, do të marrë pasaportën europiane.
Pasaporta europiane e BE-së nuk është një dokument udhëtimi si çdo tjetër. Është një status. Është një status i ri qytetarie, një status që për ne, si banorë ndër më të vjetrit të këtij kontinenti, që ndoshta s’i kemi thënë askujt “na jepni”, por që kemi ngritur kokën dhe kemi ardhur këtu me përpjekje, do të na japë mundësinë që me atë pasaportë të kemi dinjitet të barabartë me çdo italian, çdo francez, dhe me këdo tjetër“,- tha Rama.
View this post on Instagram
Rama nis fushatën nga Milano, i dhurohet fanella e Juventusit me numrin 5
“Ky është fundi i historisë tonë jashtë Evropës dhe para nesh kemi vetëm një datë 11 Majin. Dhe më pas kemi 4 vjet për të fituar bastin historik me Evropën për Shqipërinë dhe Shqipërinë për Evropën. Të dashur miqtë e mi, sot është dita e shqiptarëve. Shqiptarët sot janë më mirë seç kanë qenë kurrë më parë në hisotorinë e tyre në aspektin e pozicionit dhe figurës që kanë ndërkombëtarisht por sot është po ashtu dita e shqiptarëve dhe ky është muaji i ndarë mes prillit dhe majit dhe kjo është dekada e ardhjes së fatit evropian tamam këtu në dorën tonë, që kurse ne dolëm nga ferri komunist dhe BE na ka vënë një plan të dakordësuar që ne të mbyllim të gjithë marrëveshjen e anëtarësimit dhe mbyllur negociatat brenda 2027.”, u shpreh Rama.
View this post on Instagram
View this post on Instagram