(Video) Ja si shitet droga tullumbace në clube, e konsumojnë edhe fëmijët

Trendi i fundit i drogës, tullumbacet e rrezikshme, që po helmojnë të rinjtë e Tiranës është një fenomen i ri “vrastar” që hyri këtë vit në vendin tonë dhe po përhapet me ritme të shpejta. Pasi është konstatuar se disa locale në Tiranë janë vatra të konsumimit të gazit të të qeshurit apo oksidit të azotit.

Teksa kjo substancë shërbehet lirisht, jo vetëm për të rriturit por edhe për të miturit, lind nevoja e disa ndryshimeve urgjente.
Bëhet fjalë pikërisht për oksidin të azotit, i njohur më shpesh si gazi qeshur, si pjesë e një përpjekjeje për të trajtuar sjellje nantisociale. Pas kanabisit, gazi i të qeshurit tani mendohet të jetë droga më e përdorur nga 16 deri në 24 vjeç.

Përdorimi dhe pasojat.

Nga studimet e shumta që janë bërë në mbarë botën rezulton se përdorimi i kësaj substancë është i ngjashëm më atë të kanabisit edhe efektet anësore janë të njëjta me këtë të fundit.
Ndaj thuhet se ministrat anglezë po planifikojnë të ndalojnë shitjen dhe posedimin e oksidit të azotit, i njohur më shpesh si gazi qeshur.

Ligjet e abuzimit me drogën do të përditësohen sipas propozimeve për të lejuar ndjekjen penale të kujt do që gjendet me atë në posedim në publik, sipas The Times.

Përdorimi  i kësaj substance shkakton ankth dhe varësi e deri në humbje të ekuilibrave. Ndërsa mungesa e informacionit përsa i takon mënyrës së përdorimit mund të shkaktojë edhe mpiksje të trurit, e për pasojë vdekjen.
Edhe në vendin tonë në katër muajt e parë të këtij viti, janë paraqitur me shenja ankthi e humbje të vetëdijes, më shumë raste, kryesisht vajza adoleshente dhe 18 vjeç, të cilat kanë pohuar se kanë konsumuar tollumbace.

Zbulimi i formulës së këtij gazi dhe përdorimi i hershëm i tij.

Oksidi i azotit, apo N2O siç njihet kimikisht, është një lloj gazi. Në vitet e para të zbulimit të kësaj formule, ky gaz përdorej për rritjen e fuqive motorrike. Por në vazhdim, me zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë, u pa se oksidi i Azotit mund të implementohej edhe në mjekësi e hoteleri. Kështu, dentistët, për të qetësuar pacientët e tyre të cilët kanë fobi gjatë trajtimit të dhëmbëve, kryesisht fëmijët, e përdorën këtë gaz për të bërë ´tëlumtur´ këta të fundit. Ndërkohë, pastiçierët e përdorin atë për të prodhuar kremin pana, apo ushqim të ngirë e hotelierët për ftohës.

Persona të apasionuar pas drogërave, panëanën e kundërt të medaljes. Përdorimin e kësaj substance si stimulant lumturie.
Kështu, Oksidi i Azotit njihet sot si ´gazi i të qeshurit´.

Pas viteve 2000, Britania e Madhe pati një shpërthim të përdoruesve të kësaj lënde, tashmë si një drogë. Në qershor 2016, Anketa Globale e Drogës arriti në përfundimin se përdorimi rekreativ I gazit për të qeshur ishte në rritje, duke vënë në dukje se ai ishte gjithnjë e më I popullarizuar në MB në krahasim me 19 vende të tjera. Më shumë se 100,000 njerëz u pyetën në lidhje me përdorimin e tyre të më parshëm të drogës për studimin, me 17,000 që thanë se kishin provuar oksid azoti më parë.

Sipas Zyrës së Statistikave Kombëtare, thithja e oksidit të azotit u përmend në certifikatat e vdekjes së 56 individëve midis viteve 2001 dhe 2020, ku 45 prej tyre kanë ndodhur që nga viti 2010.
Infermierët në mbarë botën, e sidomosnë Britani, ngritën alarmin se përdorimi i kësaj substance, ka efekte të ngjashme me atë të kanabisit.