U arrestuan në operacionin “Tre Yjet”/ Genis Mustafa dhe dy shijaksit dalin në përgjimet e dosjes “Tempulli”

Pak kohë më parë, sektori kundër narkotikëve në DVP Tiranë arrestoi tre të rinj, dy prej të cilëve nga Shijaku, në kuadër të operacionit “3 Yjet”.

Gjykata do të vendoste për ta “burg me afat”, për 30 ditë. Ndërsa për Genis Mustafën, cilësuar edhe si kryesori i grupit, Gjykata vendosi 45 ditë burg.
Avokatët mbrojtës do ta konsideronin këtë arrestim, si të pabazuar në procedura standarte dhe se nuk kishte asnjë autorizim për blerje të simuluar. Në deklarimet e tyre, palët pretenduan se efektivët i kanë arrestuar në kundërshtim të plotë me ligjin dhe pa asnjë provë.

Por referuar dosjes hetimore të megaoperacionit “Tempulli”, vëmë re se Genis Mustafa dhe 2 të rinjtë e tjerë, ishin pjesë e procedimit të DVP Tiranë. Arrestimi i tyre u bë më herët, për shkak të shkëmbimit që do të bëhej pikërisht në datën që u ndaluan.

Pra Gjykata duhet të rivlerësojë edhe njëherë masën e sigurisë për ta, ndoshta duke i përfshirë në megaoperacionin e madh. Duke hedhur kështu poshtë, të gjitha pretendimet e avokatëve dhe palëve.

Check Also

Zelensky kërkon armë për të goditur brenda Rusisë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se vendi i tij “nuk ka zgjidhje tjetër veçse të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *