Mësohet se pak minuta më parë te Pediatri është plagosur një nga efektivët e forcave “Shqiponja”.
Burime për Replika.al bëjnë me dije se efektivi ka qenë në shërbim kur ka ndodhur ngjarja.
Efektivi është dërguar në spital ushtarak, jashtë rrezikut për jetën. Autori mësohet se Edlir Alleshi.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.
Njoftim për Mediat
Ministria e Brendshme
Ndërsa Policia e Shtetit vijon kontrollin për personat në kërkim, një patrullë e repartit “Shqiponja” në ndjekje të një personi të dyshimtë është qëlluar nga ky person dhe për pasojë ka mbetur i plagosur punonjesi i policisë E.A. Punonjësi i Policisë është në sallën e operacionit ndërsa Policia është vënë në ndjekje të autorit.