“Shqiptarët kriminelë”…. 4 britanikë erdhën dhe ekzekutuan biznesmenin lezhjan… Çfarë do të thotë sekretarja?

Një deklaratë e tillë shkaktoi polemika dhe irritim në Parlament, në popull, por edhe në palën shqiptare. Qytetarë shqiptarë me nënshtetësi britanike, investitorë dhe biznesmenë e punonjës atje, dolën në protesta kundër thënies së pahijshme të një përfaqësuesje shteti.
Në vijim të deklaratës së sekretares, u mor seriozisht edhe verifikimi i çdo shqiptari që jeton atje, që kontribuon atje, me qëllim dëbimin e tyre nga territori britanik, njëlloj sikur të ishin kriminelë.
“Ne nuk jemi kriminelë”, “Ne jemi taksapagues të rregullt”, këto ishin disa nga pankartat e sloganet e protestuesve të 5 muajve më parë, rrugëve të Londrës.
Një gjuhë urrjetëse kundrejt një populli që Mbretëresha Elizabetë e donte shumë.
Një gjuhë urrjetëse kundrejt mijëra shqiptarëve që kanë bërë sukses në Britaninë e Madhe.
Sot, 5 muaj më vonë, nga hetimet e Policisë Shqiptare, rezulton që 4 shtetas britanikë, vijnë në Shqipëri dhe marrin pjesë në një vrasje të një biznesmeni të njohur, ish kandidat për deputet nën siglën e Partisë SocialDemokrate, dhe kandidat për anëtar Këshilli Bashkiak në Bashkinë e Lezhës.
Të paraqitur si turistë, ata vëzhguan dhe njoftuan vrasësin portugez për eleminimin e Ardjan Nikulajt.
Një akt tejet i rëndë.
Çfarë përfaqësojnë këto 4 shtetas në Britaninë e Madhe? Nëse kanë të shkuar kriminale, si u lejuan lirisht të dilnin nga territori britanik në drejtim të Shqipërisë? A nuk u kuriozuan se çfarë kërkonin në Shqipëri në një kohë që nuk është as sezon turistik?
Nëse kanë skeda kriminale atje, pse nuk i lajmëruan homologët shqiptarë që në territorin tuaj po hyjnë persona që paraqesin rrezikshmëri në vendin e origjinës…
Çfarë ka për të thënë Sekretarja e Çështjeve të Bredshme për këtë rast?
A do të dalë ajo të flasë më për shqiptarët kriminelë, apo do tërhiqet duke kthyer “thikën” nga vetja?