Shefi i krimeve i vuri zyrën e policisë në dispozicion/ Si ja dha Dedan Gjoni informacionet për hasmit, Ismail Zenelit

Nga Aida Topalli

Në vazhdën e fraksioneve të shkëputura nga dosja voluminoze me 4 të arrestuar dhe 7 të shpallur në kërkim, dalin në pah detaje tronditëse.
Ndër të tjera, vihet re se si në 9 shkurt 2020, siç thuhet në dosjen e SPAK, Dedan Gjoni, në atë kohë punonjës në DVP Elbasan, i vuri në dispozicion zyrën Ismail Zenelit për të marrë çdo informacion të mundshëm për hasmit e tij.
Nga të gjitha përgjimet e zbardhura deri më tani nga SPAK, ky mund të konsiderohet si akti më i rëndë e më flagrant i bërë nga një punonjës policie. Pasi presupozohet ( më saktë është me ligj) që në këto sisteme hyjnë vetëm personat e autorizuar, e për më tepër, kërkimet e tyre në sistemin TIM-s duhet të jenë vetëm për persona që kanë nën hetim.

Por këtë herë është shkelur hapur betimi për Policinë e Shtetit dhe ligji.

Ismail Zeneli arriti të marrë në zyrën e Dedan Gjonit të gjitha të dhënat për vëllezërit Nela dhe familjarët e tyre.

Pjesë nga përgjimet:

Rezulton se me date 09.02.2021, shtetasit Ismail Zeneli dhe Bujar Ajeti kane shkuar ne Elbasan te takohen me perdoruesin e DMI6CF, Dedan Gjonin, i cili ne kete periudhe
ka qenë i punësuar prane Drejtorisë Vendore te Policise Elbasan. Shtetasi Ismail Zeneli ka hyre ne ambientet e Drejtorise Vendore te Policise Elbasan në zyren e Dedan Gjonit dhe ka marre informacione nga sistemet TIMS dhe E-Gjoba lidhur me vellezerit Albert dhe Edmond Nela.

Ne orën 08:52:47 Ismail Zeneli duke perdorur 3QNV9 komunikon me përdoruesin e DMI6CF,
dhe i dergon mesazhet: ”
…Q3QNV9-M ges, Si tkam, A je ne pune..DIVI6CF-
Gjes. Q3QNV9–Te vij te takoj…DMI6CF–Po ne zyre…Q3QNV9–PO vi andej… DMI6CF–Ok,
Retu me ke..Q3QNV9-Ok…” Ne këto ore, shtetasi Ismail Zeneli ka qene ne kryeqytet pasi ne
orën 08:56:16 ka komunikuar në grupin e chat MQL4P3:33 dhe i tregon eshte ne Kamëz. Ai
ka dërguar mesazhet: ”
“Q3QNV9-A po del ne kamezËOXV2L-Po fleta daj…ËOXV2L-
Per sa je ne kamez…Q3QNV9–Ktu jam…” Ne orën 11:09:26 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur Q3QNV9 komunikon me perdoresin e DMI6CF dhe i tregon qe ka mbërritur në
Elbasan. Ata shkembejne mesazhet: “…Q3QNV9–Shok, Jam ktu…DMI6CF—Dola.Q3QNV9–
Shok jam me ca familiar…Takona 5 min…DMI6CF–Une dola… Haha…Ok..Me thuaj kur te lirohesh.Q3QNV9–Nji min…Ku je…Shok jam perball policise…Shok. DMI6CF–Ku je…Sa hyra brenda…Q3QNV9–audiofile. Jam tek policia, perballe noterise, qenka nje noteri Gorgja, Gjorga. Ktu ne cep t policise jam…DMI6CF–audiofile. Je nè makine apo ne këmbë?
Hajde hajde, a do vish ktu te une apo te dal jashta?…Q3QNV9–audiofile. Deshta me ardh me ty 2 minuta, se smun rri me ty se kam ca njerz qe jam duke shku me pa, me pi nje kafe me nje vdekje… Q3QNV9-audiofile. Jam tek drejtoria, drejtoria e policise, ktu ku shte, ku jane duke…