(Video) Reklamonte dhe shiste bombula me azot/ Arrestohet personazhi i Tik Tok

Policia e Tiranës ka arrestuar personazhin e “famshëm” të Tik Tok, shtetasin A. T., 21 vjeç, banues në Tiranë që reklamonte dhe shiste bombula me azot, në rrugën “Tre Dëshmorët” .Një drogë  e përhapur tashmë gjerësisht, në lokalet e Tiranës, kosnumimi i së cilës përbën një rrezik për shëndetin e të rinjve.

“Më mirë të blini këtë, se tullumbacet”, dëgjohet në sfond i riu teksa reklamon produktin e tij, edhe pse i ndaluar me ligj.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij dhe sekuestrimin e bombolave të gazit që përmbajnë lëndë të rrezikshme për shëndetin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Check Also

Nga përplasjet me Gardën dhe Policinë te pretendimet se u përdorën armët dhe u hodh benzinë/ Çfarë ndodhi sot në Kuvend

2 orë kaos dhe benzinë brenda, por përplasja tek Kuvendi ka vijuar edhe jashtë godinës.Ashtu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *