“Pyt babën tan se e din ma mir se ti”/ Përgjimet e nxjerrin hapur: Erzen Breçani mbështeste të birin në trafikun e drogës

Nga Aida Topalli


Në dosjen voluminoze të përgjimeve që çuan pas hekurave ish nëndrejtorin e Policisë së Tiranës Erzen Breçanin dhe 3 shtetas të tjerë, si dhe shpallën në kërkim 7 të tjerë, dalin komunikimet hapur të bëra në aplikacionin SKY të personave të përfshirë në episodet e trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Europë.

Ndërsa në dosje vihen re se si të gjithë personat, pjesë e këtij hetimi, flisnin hapur e me detaje që nga ideimi i ngarkesës, mënyra se si do ta fusnin në konteinere e deri tek bisedat me kompanitë e transportit, gjithmonë në dijeni të ngarkesave, dalin në pah edhe detaje interesante.

Në përgjimet e shkurtit 2021, pasi grupi kishte humbur ngarkesën e parë në fund të vitit 2020, teksa bëheshin gati për nisjen e ngarkesës së dytë të kokainës nga Brazili drejt BE, një moment kyç është kur Ismail Zeneli, tashmë i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik lëndësh narkotike dhe sigurim kushtesh për vrasje i drejtohet djalit të Erzen Breçanit, Eralbi Breçani, në emër të të atit. Që këtu vihet re se si Breçani ishte në dijeni të aktivitetit të djalit të tij.

Pjesë nga përgjimet: 

 

( I identifikuar si Ismail Zeneli) Q3QNV9-audiofile: Po kjo ështe mor dajlok, se nuk nuk ështe tana herët, se kam me kontrate une ktu. Na shkoj nje vit vari lesht, me nje pune te degjenrume nje vit kjo është  problem. Se nje here qet drinibllashka, a kupton. Pyte ate baben tan es e din ma mrie es ti….

( I identifikuar si Eralbi Breçani)

S7DEGIEe zbahet fjal, Mbrem kesh ka ha dark me te e mtha, Ne

Kuks per drek, E kan fol, Bush jepini gaz tha se dajlokun e kemi tonin dora jon, Se ka qen me mikun dje, Se ka gjithkush.

Q3QNV9–Po pra, Epra mer dajlok, Jemi te blindum, Por jo me (*D****P*).STDEGI-I kam than o burr prz, Ake naj hall asi asht puna, Obol mka then me vdekt familja, Kam gith diten që merrem cdo dit, Vetem per tek dajloku do nis pun askund, tjetër…

SQV9-Da me te  than dajlok, Spo di.

Vijon….

 

Check Also

Arrestohen në Teksas dy ‘kokat’ e trafikut të drogës, mes tyre një prej djemve të “El Çapos”

Ismael “El Mayo” Zambada, që drejtonte për një kohë të gjatë kartelin Sinaloa të Meksikës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *