“Plumbi i Artë 2” është afër/ Skerdi Tase bashkëpunëtor i drejtësisë


Nga Aida Topalli

SPAK ka vendosur t’i japë  statusin e bashkëpunëtorit, një tjetër anëtari të grupit kriminal, konkretisht Skerdi Tases, pas ndërprerjes se marrëveshjes  së bashkëpunimit me Henrik Hoxhajn, mikun e Nuredin Dumanit.

Henrik Hoxha dhe Nuredin Dumani zbardhën 18 ngjarje tê rënda kriminale, që çoi në realizimin e operacionit “Plumbi i Arte”.

Prokuroret ndërkohë  kanë marrë  dëshmitë  e Skerdi Tases, i cili thuhet se ka  dhënë detaje thelbësore dhe mjaft te rendësishme per krime te renda të ndodhura kohët e fundit në Elbasan.

Pas më shumë se një viti hetimesh, prokurorët kishin dalë në konkkuzionin se Henrik Hoxha nuk kishte rrëfyer të gjithe të vërtetën.

Burimet shtojnë  se për krime të caktuara, ai kishte fshehur fakte vendimtare, në perpjekje për të shpëtuar urdhëruesit e atentateve. Ndodhur në këto kushte, është vendosur që me te, të ndërpritej çdo bashkëpunim.

Deshmitë e Skerdi Tases, provë e fortë:

Dëshmitë  e tij konsiderohen si provë e fortë dhe janë në harmoni edhe me rrëfimet  e të  penduarit tjetër Nuredin Dumani, ndaj prokurorët mendojnë se i vlejnë  më shumë hetimit dhe provimit të akuzave ndaj anëtareve të  grupeve kriminale. Edhe me herët Skerdi Tase kishte shprehur në gjykatë vullnetin për bashkëpunim.

Pak dite më  parë, Prokuroria e Posaçme i hoqi
statusin e të penduarit Henrik Hoxhajt, i cili pranoi të bashkëpunonte pas arrestimit, duke zbardhur disa ngjarje kryesisht vrasje ku kishte marre pjesë edhe Nuredin Dumani.

Prokurorja e çeshtjes parashtroi ne Gjykate, kerkesen pèr ndërprerjen e bashkepunimit, me argumentin se pas analizimit te fakteve ka provar se Henrik Hoxha nuk i ka treguar të gjitha, duke mbajtur edhe disa rezerva.

Por çfarë ndodhi në Maj 2022:

Dëshmia e Nuredin Dumanit si i penduar i drejtësisë, solli zbardhjen e 18 ngjarjeve kriminale, të cilat u pasuan me arrestimin e dhjetëra personave, dhe shpalljen në kërkim të disa të tjerëve.

Operacioni “Plumbi i artë” mund të konsiderohet pa frikë si një nga operacionet më të mëdha kundër krimit në vend. Mirëpo, mesa duket, nuk do të jetë i vetmi. SPAK ka vendosur t’i japë statusin e të penduarit edhe Skerdi Tases, një person që di jo pak.

Burime koefidenciale bëjnë me dije se referuar dëshmisë së tij, së shpejti do të kemi një “Plumb të Artë 2”, që do të zbardhë një numër të lartë ngjarjesh kriminale, e do të dërgojë përpara drejtësisë personat përgjegjës, porositës e ekzekutorë, të vrasjeve më të bujshme në vend.

Kujtojmë se dosja e Nuredin Dumanit është një nga dosjet më voluminoze që Prokuroria e Posaçme ka në duart e saj, teksa është e ndarë në 7 fraksione.