Nga Aida TOPALLI
Prishja e pazareve të drogës mes të rinjve shqiptarë që operojnë në Greqi, solli bilancin e rëndë pasditen e sotme. Gjashtë të rinj humbën jetën nga breshëria e plumbave në Athinë. Burime nga grupi hetimor thanë për ‘Replikë’ se mes dy grupeve të të rinjve, ka pasur një ndezje zjarresh pak kohë më parë. Bëhet fjalë për para dhe drogë të padërguara në destinacion. Po ashtu, edhe për atë që njihet si një tjetër lloj ‘goli’, përzjerjen e lëndës së pastër, me lëndë e kimikate të tjera. Mes te rinjve ka pasur fillimisht takim per tu sqaruar, pasi ata njiheshin me njeri tjetrin. Por pasi nuk arriten te dilnin ne nje marreveshje, gjithcka denigroi ne perdorimin e plumbave.
Çfarë ndodhi pasditen e sotme?
Gjashtë persona u ekzekutuan më armë zjarri pasditen e të hënës (11 shtator) në Loutsa të Greqisë ndërsa kanali grek i CNN, raportoi se të gjitha viktimat dyshohet se janë shqiptarë. Masakra ka ndodhur mes rrugëve Arionos dhe Acropoleos në Loutsa, zonë pranë Athinës rreth orës 18.41 sipas kohës lokale. Fillimisht u raportua se viktimat ishin me prejardhje rome, por pasi policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe rrethoi vendin e krimit, media greke CNN shkruan se viktimat janë shqiptarë.
Megjithëse identitetet e viktimave nuk kanë bërë publike, ata raportohet se po lëviznin me një makinë “Ford Focus” me targa “RR-6666”. Disa nga të vrarët janë gjetur brenda automjetit të pajetë, të tjerët jashtë makinës të shtrirë përtokë. Dyshimet paraprake janë për larje hesapesh midis grupeve kriminale ndërsa shërbimet e policisë gjetën në vendin e ngjarjes 25 gëzhoja pistolete 9 milimetërshe.
Autorët raportohet se janë larguar me një motoçikletë dhe një makinë me ngjyrë të zezë tip “Ford” me targa shqiptare false. Policia greke ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve, ndërsa në të njëjtën kohë po mbledh dëshmitë e banorëve dhe sekuestrimin e pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë, të cilët mund të zbardhin detaje mbi agresorët.
Burime konfirmuan se trupat e shqiptarëve janë në morgun e Athinës dhe pritet të bëhen publikë emrat e tyre. Ndërsa nga ana tjetër janë bllokuar të gjitha pikat doganore si brenda qyteteve të shtetit grek, ashtu edhe ato lidhëse me vendet fqinje.
Vijon…
https://replika.al/sirene/masaker-ne-greqi-ekzekutohen-me-pistolete-6-shqiptare/