Për “drejtësinë” që e kapi drejtësia! Prokurorë e gjyqtarë ikën nga frika e drejtësisë, “vendosën” për qytetarët vite me radhë.

Nga Replika.al

Prokurorë e gjyqtarë ikën nga frika e drejtësisë, “vendosën” për qytetarët vite me radhë.

Sistemi i drejtësisë vijon të jetë i boshatisur. Procesi i vetingut po krijon gjithnjë e më shumë problem me mbulimin e ngarkesës së punës në gjykatat e të gjitha shkallëve në vend.

Dorëheqjet kanë krijuar vakanca serioze sidomos në Gjykatat e Apelit, duke rritur stokun e dosjeve. Për të zbutur krizën e mungesave, KLGJ-ja rritur në detyrë gjyqtarë të nivelit të parë, duke i emëruar në Apel. Ndërkaq, kriza në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese tashmë është tejkaluar prej një viti.

Po çfarë po ndodh dhe a janë duke u zevendësuar vendet e mbetura bosh të cilat ndikojnë dejtëpërsëdrejti në zgjidhjen e çështjeve gjyqsore që zgjasin me vite duke zvarritur pafund proceset dhe të drejtën e qytetarit i cili paguan më shumë taksa për shtetin dhe zyrat e tij, për një shërbim që se marrin në kohë, shpësh ka rezultuar që edhe nësë është marrë ka qënë i padrejtë duke lënë të hapur urën e rryshfetit si gangrenën e drejtësisë.

 

Shkrimi i plotë

 

Pothuajse mbi 50% e gjyqtarëve që kanë ushtruar detyrën në institucionet tona të drejtësisë në 5 vitet e fundit kanë ngecur vetë në rrjetën e saj. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nga data 8 shkurt 2018 deri në datën 27 dhjetor 2022 ka dhënë 604 vendime gjithsej duke rikonfirmuar në detyrë vetëm 125 gjyqtarë dhe duke lënë vakante pjesën tjetër . Vendimet e zbardhura të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit tregojnë se “deklarimi i pamjaftueshëm” mbështet të gjitha shkarkimet, shoqëruar me “cenimin e besimit te drejtësia” dhe në më pak raste, zotërimin e dyfishit të pasurisë së ligjshme.

 

Po ashtu  nga statistikat e bëra publike nga KPK tregojnë situatë të njëjtë edhe në radhërt e prokurorëve ku të drejtën e vazhdimit të detyrës e kanë marrë vetëm 84 prokuror

1 inspektor në ILD, 1 inspektor në KLGJ dhe 2 ndihmës ligjorë.

 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë gjatë 5 viteve

 

216 vendime për shkarkim nga detyra për 128 gjyqtarë, 84 prokurorë, 1 inspektor

në ILD, 1 inspektor në KLGJ dhe 2 ndihmës ligjorë;

 

90 vendime për ndërprerje procesi për 56 gjyqtarë, 22 prokurorë, 2 ish-inspektorë në KLD, 9 ndihmës ligjorë, 1 ish-prokuror; 8 vendime për pushimin e procesit për 3 gjyqtarë, 1 prokuror dhe 4 ndihmës ligjorë në Gjykatën e Lartë,

 

38 vendime për përfundimin e procesit pa një vendim përfundimtar për 23 gjyqtarë,

13 prokurorë, 1 ish-kryeinspektor në KLD dhe 1 ish-inspektor në ILD (neni 95 i Kodit

të Procedurave Administrative dhe neni 64 i ligjit nr. 96/2016), 4 vendime për pezullimin nga detyra për 3 prokurorë dhe 1 ndihmës ligjor.

Sistemi i drejtësisë vijon të jetë i boshatisur. Procesi i vetingut po krijon gjithnjë e më shumë problem me mbulimin e ngarkesës së punës në gjykatat e të gjitha shkallëve në vend.  Po çfarë po ndodh dhe  a janë duke u zevendësuar vendet e mbetura bosh  të cilat ndikojnë dejtëpërsëdrejti në zgjidhjen e çështjeve gjyqsore që zgjasin me vite duke zvarritur pafund proceset dhe të drejtën e qytetarit i cili paguan më shumë taksa për shtetin dhe zyrat e tij, për një shërbim që se marrin në kohë, shpësh ka rezultuar që edhe nësë është marrë ka qënë i padrejtë duke lënë të hapur urën e rryshfetit  si gangrenën e drejtësisë.

 

Lista e plotë me prokurorët dhe gjyqtarët e dorëhequr nga viti 2018 deri në fund të vitit 2022.

 

Gjatë vitit 2022, kanë dhënë dorëheqjen 15 subjekte, ku përfshihen gjyqtarët Artan Gjermeni, Pajtime Fetah, Arben Lera, Flora Hasimi, Sokol Tona, Bedir Qori etj., si dhe prokurorët Esmeralda Ndoci dhe Ida Ahmetlli.

Më parë, janë dorëhequr ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i dënuar për fshehje pasurie, ish kryeprokurori i Tiranës Petrit Fusha, vëllai i Lulzim Bashës, Erlindi Basha, ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë, ish-anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese si Arjana Fullani, Aleksandër Muskaj, Mirela Fana, Andi Çeliku, Evelina Qirjako, Guxim Zenelaj, Bensik Imeraj, Vladimir Kristo dhe Sokol Berberi. Kanë dhënë dorëheqjen kryetar gjykatash dhe prokurorie, emra të njohur të drejtësisë si Gjin Gjoni, Alaudin Malaj, Mimoza Brahimi, Agim Bendo, Astrit Haxhialushi etj.

Dorëheqjet kanë krijuar vakanca serioze sidomos në Gjykatat e Apelit, duke rritur stokun e dosjeve. Për të zbutur krizën e mungesave, KLGJ-ja rritur në detyrë gjyqtarë të nivelit të parë, duke i emëruar në Apel. Ndërkaq, kriza në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese tashmë është tejkaluar prej një viti.

 

Dorëheqjet

Zeta Tërpollari, gjyqtare në Lushnje

Pajtime Fetah, gjyqtare e Elbasanit

Arben Lera, gjyqtar në Korçë

Artan Gjermeni, gjyqtar në Tiranë

Flora Hasimi, gjyqtare në Durrës

Bedri Qori, gjyqtar në Tiranë,

Miranda Konica, gjyqtare në Elbasan

Petrit Bica, prokuror në Tiranë

Arjan Aliaj, gjyqtar në Tiranë

Anila Capo, gjyqtare e Tiranës

Sokol Tona, gjyqtar në Tiranë

Esmeralda Ndoci, prokurore Shkodër

Ida Ahmetlli, prokurore Tiranë

Eugen Papandile, Sekretar i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese

Olta Aliaj, këshilltare në Kushtetuese

Julian Kristo, prokuror në Korçë

Armanda Xhaferri, prokurore e Elbasanit

Skënder Damini, gjyqtar Apeli Vlorë

Ermira Tafani, prokurore e Elbasanit

Elidon Papazisi, gjyqtar Gjirokastër

Ardian Kalia, Gjykata e Tiranës

Ergys Selamani, Gjykata e Fierit

Arben Mullaj, Gjykata e Tiranës

Gent Pejon, ndihmës ligjor

Piro Sota, Gjyqtar i Fierit

Lual Lusha, Gjykata e Kavajës

Agron Gjana, prokuroria e Durrësit

Ahmet Metaliaj, Gjykata e Tiranës

Mimoza Brahimi (Kajo), Gjykata e Tiranës

Granit Shahu, prokuror i Tiranës

Anila Galanxhi, prokurore e Tiranës

Ergys Gashi, Gjykata Administrative të Shkallës së Parë Durrës

Izet Salaj, Gjykata e Apelit Gjirokastër

Fatbardh Çonikun, Gjykata e Elbasanit, i komanduar në KLGJ

Kostika Çobanaqi, Gjykata e Beratit

Henrik Ligori, ish-Prokuroria për Krimet e Rënda

Pëllumb Vehbi, Gjykata Gjirokastrës

Rasim Doda, Gjyqtar në Sarandë

Dhurata Balla, gjyqtare në Tiranë,

Gramoz Levanaj, gjyqtar i Apelit në Tiranë

Arjana Fullani, Gjykata e Lartë

Aleksandër Muskaj, Gjykata e Lartë

Mirela Fana, Gjykata e Lartë

Andi Çeliku, Gjykata e Lartë

Evelina Qirjako, Gjykata e Lartë

Guxim Zenelaj Gjykata e Lartë

Bensik Imeraj, Gjykat Kushtetuese

Vladimir Kristo, Gjykata Kushtetuese

Sokol Berberi, Gjykata Kushtetuese

Adriatik Llalla, kryeprokuror

Petrit Fusha, ish-kryeprokuror i Tiranës.

Gjin Gjoni, Gjykata e Apelit

Alaudin Malaj, Gjykata e Apelit

Agim Bendo, gjyqtar i Apelit

Astrit Haxhialushi, gjyqtar i Apelit

Sulejman Tola, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Krujë.

Ilir Çeliku, gjyqtar Gjykata e Apelit Vlorë.

Ilir Pashaj, gjyqtar Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan

Metush Saraçi, ish-kreu i gjykatës së Apelit në Tiranë

Rezarta Mataj, Gjykata e e Tiranës

Zihni Shahu, kryetari i Gjykatës së Elbasanit

Regleta Panajoti, Gjykata e Tiranës

Nezir Gjoka, Prokuror Tiranë

Agim Dilka, prokurori në Elbasan

Joana Qeleshi, kryeprokurore Durrësit

Fran Prendi, Gjykata Speciale

Ndue Gjura, inspektor pranë ish-KLD, gjyqtar në Durrës

Adrian Nezha, prokuror Tiranë

Ermir Beta, prokuror në Berat

Bujar Hoxha, prokuror Tiranë

Bilbil Mete, Prokuroria e Përgjithshme

Erion Pustina, prokuror i Pogradecit

Marina Rraboshta, Gjykata e Apelit Shkodër

Ketra Bajrami, Gjykata e Sarandës

Liljana Sulollari (Baku), Gjykata e Krimeve të Rënda

Stavri Kallço, Gjykata e Apelit Korçë

Tomor Skreli, Gjykata e Apelit Gjirokastër

Ajrana Liço, Gjykata e Tiranës

Petraq Dhimitri, Gjykata e Apelit Durrës

Rabiana Halili, Prokuroria Durrës

Genci Sinjari, Gjykata e Durrësit

Amarildo Laçi, Gjykata Administrative

Marjana Shtjefni, prokurore e Shkodrës

Njazi Seferi, Prokuror Tiranë

Arben Zefi, Gjykata e Shkodrës

Ema Gashi, Gjykata e Durrësi

Liradin Lira, Gjykata e Pogradecit

Merita Xhani, Gjykata Durrës

Eneida Civici (Abazaj), Gjykata e Tiranës

Brunilda Kasmi, Gjykata e Tiranës

Erlindi Basha, ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë

Eritan Shehu, ndihmëse ligjore pranë Gjykatës së Lartë

Elona Kana, këshilltare ligjore në Gjykatën e Lartë

Adnand Berdica, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë

 

Institucioni që pati numrin më të lartë të dorëheqjeve gjatë viteve të vettingut ka qënë Gjykata e Tiranës e ndjekur nga Gjykata e Lartë dhe ajo e Apelit.

 

Po sa premisa ka për pastrimin  e pretenduar të drejtësisë ..? a mund të quhet sistemi ynë pas këtyre 5 viteve I pastruar?

 

Magjistratët e rinj që u bashkuan drejtësisë gjatë 2022

 

Në sistemin e ri të drejtësisë janë emëruar 22 studentë që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës. Këshilli i Lartë i Prokurorisë i ka emëruar në mbledhjen e sotme, ndërsa në datë 22 korrik do të nisën punën duke u betuar. Në shumë prokurori ka vakanca pas shkarkimeve dhe dorëheqjeve nga vettingu. Gjithashtu në mbledhjen e sotme janë caktuar edhe drejtuesit e disa prokurorive.

LISTA E PLOTE

  1. Zonja Ajkuna Anxhaku
  2. Zonja Albulena Kuliçi
  3. Zonja Alisa Spahia
  4. Zonja Armida Kaçi
  5. Zonja Besmira Vishe
  6. Zonja Blerina Musabelliu
  7. Zonja Denisa Plaku
  8. Zonja Entela Hasmujaj
  9. Zonja Esmeranda Basho
  10. Zonja Griselda Haxhiaj
  11. Zonja Iva Harka
  12. Zonja Ledjana Shkurti
  13. Zonja Matilda Fetau
  14. Zonja Matilda Peza
  15. Zonja Redona Ndoni
  16. Zonja Vasjana Postol
  17. Zoti Alban Syri
  18. Zoti Denis Hyka
  19. Zoti Eni Çulli
  20. Zoti Leonard Suci
  21. Zoti Ndriçim Halilaj
  22. Zoti Urim Kalia

Në funksion të caktimit në detyrë të të emëruarëve nga radhët e magjistratë  të rinj të diplomuar në vitin 2022, Këshilli miratoi projektaktin për shpalljen e vendeve të lira konkretisht:

  • Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës                            2 vende;
  • Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë                           1 vend;
  • Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër                         4 vende;
  • Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër                              2 vende;
  • Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin                            1 vend;
  • Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë                              1 vend;
  • Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje                          1 vend;
  • Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat                              1 vend;
  • Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë                              3 vende;
  • Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec                        1 vend;
  • Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër                     2 vende;
  • Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë                               2 vende;
  • Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë                           1 vend.

Në vijim Këshilli miratoi projektaktet e propozuara nga Komisioni për Zhvillimin e Karrierës për caktim të përkohshëm me afat 3 mujor, të prokurorit në detyrën e drejtuesit si më poshtë vijon:

  1. Arens Çela, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Tiranë, në detyrën e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë;
  2. Kledian Llaho, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, në detyrën e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë;
  3. Asllan Bajramaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, në detyrën e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet;
  4. Genci Mane, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në detyrën e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier;
  5. Julian Çafka, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, në detyrën e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër;
  6. Lazër Çardaku, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër, në detyrën e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër;
  7. Moisi Duda, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, në detyrën e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës;
  8. Pierind Çukaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë, në detyrën e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë.

Gjithashtu, nëpërmjet këtij mjeti ligjor Këshilli miratoi projektaktet për caktim të përkohshëm të prokurorëve si më poshtë:

  1. Kujtim Basha, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, në detyrën e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës;
  2. Elidjana Kasa, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë, në detyrën e prokurores në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë;
  3. Irena Çunoti, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, në detyrën e prokurores në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë.

Në përfundim të seancës plenare u diskutua projektakti për miratimin e kërkesës së zonjës Klerona Meçi dhe deklarimin e njësimit të statusit të ndihmësit ligjor në Prokurorinë e Përgjithshme me këshilltarin ligjor jo-magjistrat në Njësinë e Shërbimit Ligjor pranë Prokurorisë së Përgjithshme, dhe u miratua me 7 vota pro.

Por Shkolla e Magjistraturës që është aktualisht rruga e vetme për të plotësuar vendet vakante, në të njëjtën periudhë të vettingut ka diplomuar vetëm 46 kandidatë për magjistratë, ndërkohë që studentët në pritje të përfundimit të vitit të tretë dhe të fundit të shkollës, janë 25 kandidatë për gjyqtarë dhe 21 për prokuror. Pra nuk ka në horizont asnjë zgjidhje ndërkohë që spastrimi i sistemit të drejtësisë nga vettingu, po vazhdon nga ditë në ditë.

Por sa kandidatë për prokurorë e gjyqtarë janë diplomuar nga 2018-a deri në 2022-shin? Sipas KLP

“Për periudhën 2018-2021, në Shkollën e Magjistraturës janë diplomuar 46 kandidatë për magjistratë. Ndërsa për vitin 2022 u diplomuan dhe 46 kandidatë të për magjistratë, ndër të cilët 25 kandidatë për gjyqtarë dhe 21 kandidatë për prokuror”, sipas shkolles se  Magjistratuturës.

Nga diplomimet ndër vite të magjistratëve, bie në sy se në vitin 2021 kjo shkollë nuk ka nxjerrë asnjë prokuror apo gjyqtar, pasi janë diplomuar vetëm këshilltar dhe ndihmës ligjor. 6 kandidatë për këshilltar ligjor dhe 3 kandidatë për ndihmës ligjor.

Por sa kërkesa ka pasur për tu regjistruar në Shkollën e Magjistraturës gjatë vitit 2022-2023, në kushtet kur aktualisht sistemit të drejtësisë i mungojnë nga vettingu mbi 200 gjyqtarë dhe prokurorë!

Sipas një njoftimi që Magjistratura ka bërë gjatë fazës së provimeve për t’u pranuar në shkollë, kanë aplikuar 346 kandidatë, por vetëm ¼ e tyre janë shpallur kandidatë për të vijuar studimet.

Por ndërkohë që numri i të shkarkuarve nga Vetingu është vetëm në rritje, KLGJ dhe KLP nuk kane vendosur ende të reagojë duke zgjeruar numrin e kuotave për  ndjekjen e shkollës së magjistraturës. Dhe pas vitesh vuajtjesh nga drejtësia e padrejtë, shqiptarët tashmë vuajnë nga drejtësia e vonuar.

 

*Ky është artikull ekskluziv i “Replika.al” që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Replika.al” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

 

 

 

Check Also

A u favorizua ‘Rejsi Farma’ nga aksioni “anti-Botox”?

Dy administratorë të dy qendrave estetike në Tiranë dhe një furnitor i botoksit në Shqipëri …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *