Gjyqtarë, Prokurorë, anëtarë bandash dhe biznesemenë, ja çfarë zbuloi SPAK nga operacioni i fundit

Të tjera detaje zbërthehen nga aksioni i SPAK. Është shpallur në kërkim Elion Hato, i cili ishte i përfshirë për sherrin e përgjakshëm në zonën e ish-Bllokut më 4 tetor të 2018-ës bashkë me Ervis Martinajn. Hato sipas prokurorisë, në bashkëpunim me persona të tjerë ka tentuar që t’i bëjë atentat Ibrahim Licit.

Operacioni i SPAK, burime: Janë sekuestruar disa automatikë dhe pistoleta

Grupi kriminal, pjesë e të cilit ishte dhe ish-shefi i Krimit të Organizuar në policinë e Shkodrës, Ardit Hasanbegaj, i cili ka krijuar kushtet për antantat ndaj Dorjan Dhulit dhe Ibrahim Licit, ky i fundit kundërshtari i përbetuar i ‘Bajrave’.

Megaoperacioni i SPAK, kush janë personat e arrestuar (DETAJE)

Ndërkohë, Ervis Martinaj, mbreti i lojërave të fatit ne bashkëpunim me Behar Bajrin dhe Edmond Prekën janë të përfshirë në vrasjen e Gjin Ndojit në 2020 në Vaun e Dejës. Oltion Bistri, ish-shefi i Forcës Operacionale, akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe nxjerrje të akteve sekrete.

Aksioni i SPAK/ Nga Pëllumb Gjoka, te ish-shefi i Operacionales, e anëtari i grupit ‘Bajri’, ja kush janë të arrestuarit

Sakaq, Xhevahir Lita, drejtues aktual i prokurorisë së Kukësit, dyshohet se gjatë kohës kur ka ushtruar detyrën e prokurorit në Shkodër ka mbyllur dosjet penale në lidhje me këto vepra.