Masakra në Greqi/ Pamjet nga vendi ku u vranë të rinjtë shqiptarë


Masakër në Greqi! Gjashtë persona të cilët sipas CNN grek dyshohet se janë shqiptarë janë ekzekutuar pasditen e sotme (11 shtator 2023) në zonën e Artemisës.

Masakra ka ndodhur mes rrugëve Arionos dhe Acropoleos. Nga informacionet e para dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri.
Pesë viktima janë gjetur brenda në makinë, ndërsa njëri që mendohet se ishte shoferi është gjetur jashtë makinës me targa gjermane. Dyshohet se ai ka tentuar të largohej por është qëlluar për vdekje.

25 gëzhoja në vendin e ngjarjes. Gëzhojat e gjetura i përkasin një pistolete 9 mm që duket se është përdorur për ekzekutim.
Autorët mendohet se janë larguar me motorr dhe një makinë të zezë.

Sipas informacioneve paraprake bëhet fjalë për një larje hesapesh. Forca të forta policore kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve, ndërsa në të njëjtën kohë po mbledh dëshmitë e banorëve të zonës.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se mjeti që ka qëlluar ka targa shqiptare false.

Pesë viktima janë gjetur brenda në automjet dhe një tjetër jashtë tij, ndërsa u raportuar se makina kishte targa gjermane. Policia është në kërkim të një automjeti tip “Ford” e zezë.

Masakra me gjashtë të vdekur në Greqi, mjeti që ka qëlluar lëvizte me targa shqiptare false

Masakra me gjashtë të vrarë në Greqi, flasin dëshmitarët: U tmerruam

Check Also

VIDEO/ Pamje tmerri! Vendi i larë në gjak, ku ndodhi vrasja e tre personave në Memaliaj

Gjak dhe xhama të thyer, këto janë pamjet nga vendi ku ndodhi atentati i një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *