“Leonidha Çobo u plas në burg në mënyrë skandaloze”/ Vangjeli për arrestimin te “Bankers”: Akuzohet për gjëra që kanë ndodhur pasi kishte ikur…

Në emisionin “Log.” në News24, analisti Lorenc Vangjeli komentoi arrestimet në kompaninë “Bankers Petroleum”.

Ai theksoi se shteti shqiptar nuk ka ndjekur siç duhet kontratat dhe se çështja është ndërlikuar nga paaftësia dhe korrupsioni.
Sipas Vangjelit, zyrtari i Bankers Petrolium Leonidha Çobo është arrestuar për veprime që kanë ndodhur pasi ai ishte larguar nga detyra. “Është një rast i drejtësisë staliniste ky – zotëria futet në burg dhe më pas kërkohen akuzat,” tha ai.

 

 

Lorenc Vangjeli: Shteti shqiptar nuk ndjek dot kontratat. Është e gabuar ideja që nuk është paguar asnjë qindarkë dhe që është grabitur. A është paguar sa duhet? Këtë nuk e dimë. Kjo mund të ketë ndodhur për shkak të paaftësisë në radhë të parë dhe besoj se kontrata është parë si mundësi për korrupsion nga zyrtarët shqiptarë, të të gjitha niveleve. 120 milionë euro, që sipas kushteve të kontratës, duhet të ishin bllokuar në një bankë shqiptare që më herët. Janë 350 mln euro, që kinezët, ose i kanë nxjerrë ose janë tjetërsuar, por nuk janë riinvestuar, siç ka ndodhur me kanadezët.

 

Kam marrë dhe tjetër informacion nga gazetarë amerikanë. Një nga drejtuesit e lartë të kompanisë, është marrë nën akuzë, është futur në burg, për gjëra që kanë ndodhur, pasi është larguar nga detyra. Është pjesë e sistemit tonë stalinist, që fillimisht drejtësia të fut në burg e pastaj nis e gjen akuza. Është rast mbi absurdin, Leonidha Çoba quhet zyrtari, s’mund të plasesh në burg në mënyrë të tillë skandaloze.