Kunati i Gentjan Bejtjas shofer prokurorësh… A e dinin instancat lidhjen e “çuditshme”?

Në një kohë kur Gentjan Bejtja akuzohej për pjesëmarrje në vrasje, madje edhe drejtuesish policie, kunati i tij, që u vra në atentat mbrëmjen e kaluar, ishte shoferi i një prej ish prokurorëve më të rëndësishëm në vend.

A ishte në dijeni Prokuroria e Apelit dhe ajo e Përgjithshme se kë kishin brenda institucionit të tyre?
A pajisen me çertifikatë sigurie shoferët e prokurorëve?

Përsa kohë Ramazan Sino ishte pjesë e këtij institucioni, natyrshëm lind dyshimi për një lidhje dhe marrëdhënie krim-drejtësi.