Ju vra kunati dhe i biri ju plagos rëndë/ Kush është Gentjan Bejtja?

Një krim i rëndë ka tronditur Krujën mesnatën e kësaj të hëne. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së Gentjan Bejtjas. Për pasojë ka humbur jetën kunati i tij dhe është plagosur edhe i biri 18 vjeç. Bëhet fjalë për  Ramazan Sino, dhe është plagosur nipi i tij Alvi Bejtja.

Por kush është Gentjan Bejtja?

Ndaj Bejtjas u bë edhe një atentat me armë në vitin 2022.

Ai ndodhej duke udhëtuar me makinë së bashku me mikun e tij Klodian Stafuka, por drejt tyre u qëllua me armë zjarri. Për pasojë, Bejtja u plagos me një plumb në krah dhe humbi kontrollin e makinës, ku nga aksidenti u plagos Stafuka. Të dy ndodhen në spiatlin e Traumës jashtë rrezzikut për jetën.

 

Ai është një emër i njohur për policinë, pasi së bashku me Enver Stafukën, ishin personat që vodhën makinën e përdorur për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në shkurt të vitit 2013. Të dy u arrestuan nga policia një ditë pas vrasjes së kryekomisarit. Gjithashtu, ish-polici Bejtja i ka shpëtuar edhe një atentati me minë të telekomanduar në vitin 2016, ndërsa ka edhe precedentë penalë në krimet ndaj pronës.