Ilir Meta sulmon Altin Dumanit në sallën e gjyqit: Mbaje mend çfarë kam për të të punuar! Kryemadhi: Ku kanë b*th me fol këta, i përkëdheli

Ish-presidenti Ilir Meta ka kërcënuar dhe fyer tre prokurorët të cilët ndodheshin në seancën gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë.Të pranishëm në seancë kanë qenë të tre prokurorët Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.

Meta me tone të ashpra i është drejtuar me fjalë të renda ofenduese kreut të SPAK, duke e cilësuar si “Dum duman”, “Qen” dhe madje ka kapur veshin duke i thënë “Këtu ta kam, mbaje mend çfarë kam për të të punuar”. Ndonëse Meta ka fyer gjatë seancën kryeprokurorin e SPAK, ky i fundit ka qëndruar i qetë përballë Metës. Këtë episod e ka konfirmuar për mediat edhe ish-bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi.

Në prononcimin për media, përplasjen e Metës me kreun e SPAK, Altin Dumani brenda seancës, nuk e konsideroi si kërcënim por përkëdhelje.

Sot kanë bërë një provokim të hapur për mua dhe familjen time. E dinë marrëdhënien time me z. Meta dhe na kanë futur në një sallë, kur secili ka masë arresti dhe seanca duhet të ishte individuale. Asnjë nga ne nuk është akuzuar, por të dyshuar. Për të larguar vëmendjen kërkojnë të bëjnë dhe një shoë mediatike dhe politik, ndoshta dhe emocional. Më vjen keq që emocionet e tyre nuk i kënaqim dot. Ku kanë b*thë me fol ata. Ku flasin dot pa lejen e Ramës. Arben Kraja a e ka mbesën në Bashkinë e Tiranës drejtore të prokurimeve. Ilir Meta për mua sikur i përkëdheli ata, jo sikur i kërcënoi. Unë nuk jam besimplotë në SPAK as te drejtësia e Vlahutin. Të gjithë këta të BKH-së a dini kush i ka trajnuar. Burri i Romana Vlahutin. Ai e ka fituar projektin nga BE për trajnimin. Ndiqni paranë. Unë paranë ndoqa ngaqë shkova tek ata. Me lekët e mia i kam blerë. Mos i kam blerë me lekët e Edi Ramës apo të SPAK”, shprehet Kryemadhi.