E vranë dhe i shkuan në varrim/ Përgjimet që fundosën biznesmenin Gjoka dhe Bajrajt

Përgjimet fundosin grupin kriminal që u godit dje nga SPAK dhe u arrestuar Oltion Bistri, Xhevahir Lita, Ardit Hasannega, etj. Biznesmeni Pellumb Gjoka del në përgjime duke bërë plane me Behar Bajrin për të kryer vrasje. Behari i shpjegon se kishte kontaktuar persona të ndryshem jo shqiptarë, por kombësi të tjera për të realizuar vrasjen por më vonë rezulton se vrasjet i kryejnë shtetas shqiptarë.

Në biseda flitet për shumat që do të paguheshin për realizimin e vrasjeve.Në bisedë Pellumb Gjoka thotë që të jepen sa para kërkohen vetëm vrasja të kryhet. Pas vrasjes se Gjin Ndojit në 2020 të dyshuarit i kanë shkuar edhe në varrim.