E PLOTË/ Durrësi në hartën e mafias italiane! Emra, përgjime, të dhëna dhe akuzat që “tronditën” themelet e Pojave

Nga Aida Topalli

Elvis Doçi (Visi i Pojës), Indrit Tafili, Orget Shqevi, Artan Sulejmani, Orges Molla, Sueld Elezi, Ekil Nderjaku, Hasan Nderjaku, Altin Morina, Armand Tragaj, Rando Aliu, Musa Korça, Alfred Hysa, Altin Pjetri, Ligor Çombashi, Edmond Çupi, Naim Behluli, Edison Cukaj (Çukaj), Ervis Deti, Serxhio Shkodra, Bexhed Mema, Emri Hysenaj, Artuar Shkoza, Sokol Isteri (TATANI), Ervin Zeqiri, Gezim Thartori, Ledio Bardhi, Juxhin Drazhi, Erind Lasku, Adi Çoba

30 emra, shumica nga të cilët, të paktën deri dy ditë më parë, nuk kishin asnjë skedë kriminale të regjistruar më herët brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, u njohën sot me masën e sigurisë së dhënë nga autoritetet Italiane, në kuadër të një hetimi të përbashkët me Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion në vendin tonë.

Hetimi mban numrin 36. dhe u regjistrua nga SPAK në vitin 2019, atëherë kur homologët italianë kërkuan ndihmë juridike, me qëllim formimin e një skuadre të përbashkët hetimore. Bëhej fjalë pëe ruajtjen, mbledhjen e të dhënave, akteve dhe provave, si dhe survejimin e vazhdueshëm të këtyre 30 personave tashmë me masën e sigurisë “Arrest me burg”, të cilët dyshoheshin si të përfshirë në një organizatë ndërkombëtare të trafikut të kokainës dhe heroinës, e që bazën e kishin në qytetin bregdetar të Durrësit.

Pjesë e këtij grupi, në bazë të provave të mbledhura, ishin edhe shtetas të kombësive të tjera, kryesisht italianë. Sipas hetuesve italianë dhe shqiptarë, ky grup, paratë e përfituara nga trafikimi i lëndëve të forta narkotike, në tregun europian e më gjerë, edhe nga Turqia dhe vendet e Amerikës Latine, i investonin në vendin e origjinës, pra në Shqipëri.

“Ura” do të quhej ky megaoperacion që dërgoi në çmontimin e kësaj organizate, që kishte lidhje të forta me dy gruppe të strukturuara në Itali, por me lidhje jo pak të forta edhe në Gjermani, Holandë, Turqi dhe Ekuador.  Mori këtë emër, për shkak të përdorimit të rrugëve detare për të kryer jo vetëm trafik lëndësh narkotike, por edhe trafikun e parave të përftuara atje, duke përdorur linjën nga porti i Barit në Itali deri në portin e Durrësit në vendin tonë.

7 vjet hetime komplekse, prova të mbledhura, gjurmimje, arrestimre, sekuestrime tonelatash droge në porte të mëdha të kontinentit Europian, sekuestrime miliona eurosh cash, transkriptime mesazhesh të koduara nga Sky EÇ dhe EncroChat, dëshmi të të penduarve të drejtësisë, që bënë të mundur finalizimin dhe tronditjen në themel, të një prej grupeve, që kishte arritur të bëhej superior në treg, duke ulur ndjeshëm çmimin e kokainës së pastër.  Informacionet  përfundimtare të këtij operacioni u depozituan fillimisht në 15 shtator 2023, e më tej u ndoqën me hetime, prova dhe fakte shtesë. U kryqëzuan me përgjime dhe dëshmi.

Dy janë emrat e parë të cilët dalin në biseda e përgjime. Adi Çoba dhe Erigels Presi, të dy në role aktive, të dy të afërt dhe të njohur me Elvis Doçi apo Visi i Pojës.  Italianët dhe shqiptarët thonë në hetimet e tyre se nga aktiviteti i përgjimit janë përftuar të dhëna të qarta për figurën e shtetasit të njohur si Visi i Pojës, si kreu i një grupi të fuqishëm kriminal shqiptar, “i dedikuar në trafikun ndërkombëtar të drogës”.

Të dhënat e para filluan të regjistrohen në fillim të vitit 2020, atëherë kur në automjetin e Erigers Presit, u vendos nga antimafia italiane përgjues, përmes të cilit u përftuan të dhëna me mjaft interes për hetimin. Ndërkohë, për Adi Çobën, thonë hetuesit, që “Është në gjendje të menaxhojë marrëdhëniet nga Shqipëria me grupe të tjera kriminale, duke e lejuar atë të furnizojë, në mënyrë të qëndrueshme ndër vite me lëndë narkotike si heroinë dhe kokainë.”. Çoba kishte komunikime të vazhdueshme me Gertin Aliu, të cilët kishin lidhje me furnitorë të tjerë të lëndës narkotike në Shqipëri. Droga nga Shqipëria ka qenë në jo pak episode, e një ndër to ishte edhe sasia e sekuestruar pas kontrollit të bërë në një kamion të drejtuar nga Arsen Leskaj, i cili duhej t’i dorëzonte ngarkesën me heroinë të pastër Erigers Presit dhe Genci Telollarit në Itali. Ndërsa kontributin kryesor ja atribuojnë Visit të Pojës ( Elvis Doçit).  Vera e vitit 2020 është një tjetër pikë kyçe që ka shërbyer për hetuesit në çmontimin e kësaj organizate. Këtu u morën edhe indiciet e para të lidhjes së grupit shqiptar me grupet italiane, të cilët po ashtu operonin në trafikun e lëndëve narkotike.  Ura lidhëse ishte Adi Çoba.

Por si e lidhën italianët Adi Çobën me Elvis Doçin?

Ky moment, pra bisedat e dekriptuara, të Çobës me shtetasin italian Angelo Zazarelli, si dhe bisedat e zbardhura të kodit të dyshuar sit ë përdorur nga Elvis Doçi, dërguan në lidhjen finale mes këtij rrejti.  Fotografitë e pakove të lëndës narkotike që Çoba i dërgonte Zanzarellit, ishin të njëjta me ato të  dërguara nga Elvis Doçi.  Por jo vetëm kaq, në bisesat e dekriptuara, duket qartë se Visi i Pojës kishte kontakte të forta edhe në shtetin gjerman. Në një nga bisedat e shkëmbyera me Adi Çobën, flitet me detaje se ku do të shkonte kokaina, si dhe cila do të ishte mënyra që do të merreshin paratë dhe se ku do të dërgoheshin. Anëtarët dhe kreu i grupit kujdeseshin që vendet ku bëheshin dorëzimet të ishin sa më të sigurta në mënyrë që të mos binin në sy të autoriteteve.

“mik, paketoja paratë ne qese me vakum pasi ai duhet të marrë edhe të tjera”

Në mënyrë të përmbledhur, u konstatua se 8 kilogramë kokainë mbërritën në Itali në bazë të marrëveshjeve të bëra në një bisedë të koduar mes Adi Coba dhe Elvis Doci i njohur si “Visi i Pojës”,

“Visi i Pojës”, i cili përveç se ishte përgjegjës për sjelljen në lidhje me shitjen e 8 kilogramëve kokainë në favor të grupit që i atribuohet Adi Çobës, është përmendur disa herë gjatë disa bisedave të përgjuara mes të dyshuarve, si një kontakt i rëndësishëm në Shqipëri për një grup të organizuar dhe që vepronte në disa shtete, në lidhje me trafikun e lëndëve narkotike.

Por si lidhen emrat e tjerë në këtë dosje me grupin e Troplinëve dhe cili Iishte roli i gjithsecilit:

Dy emra jo pak të rëndësishëm janë Orges Molla dhe Sueld Elezi. Të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal, të vendosur në Shqipëri, duke promovuar, financuar, organizuar një grup kriminal të të aftë për të importuar/eksportuar sasi të mëdha të lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut, Më konkretisht roli i secilit prej të dyshuarve në kryerjen e veprave penale është si më poshtë:

Sueld Elezi së bashku me shtetas të paidentifikuar kanë patur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike.

Shtetasi Orges Molla ka patur rolin e pjesëmarrësit në grupin e strukturuar kriminal, organizimin e punës si dhe atë të ndërmjetësit për krijimin e kontaktit për blerjen e lëndës narkotike. Ndërkohë një tjetër përdorues ende i paidentifikuar duket të ketë pasur rolin e furnitorit.

Orges Molla, Sueld Elezi dhe Ervin Zeqiri, Emri Zeqiraj, Gëzim Thartori, Ekil Nerjaku dhe Artur Shkoza, janë lidhje të Indrit Tafilit, kushëriri i parë i Elvis Doçit, pra nipi tjetër i Xhevdet Troplinit.  Orges Molla, Indrit Tafili dhe lidhjet e tyre, si dhe disa shtetas të tjerë, në procese identifikimi, kanë siguruar, trafikuar dhe shpërndarë lëndë narkotike kryesisht të llojit kokainë, heroinë dhe hashash në rrethinën e Barit dhe në vende të tjera të Bashkimit Europian. Pjesë e kësaj linje janë edhe Gëzim Thartori dhe Ekil Nerjaku, aktualisht i akuzuar për një tjetër vepër penale, atë të pjesëmarrjes së atentatin e bërë ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në Shkozet të Durrësit në vitin 2019.

Ky grup arriti të trafikojë në një periudhë të shkurtër kohore dhe të shpërndajë brenda Italisë një sasi prej 275 kg lëndë narkotike të llojit kokainë dhe marijuanë. Ndërkohë, nuk mungojnë as bisedat për pakënaqësi të cilësissë së lëndës narkotike, kryesisht mes Ekil Nerjakut dhe Hasan Nerjakut. Diskutimi mbi cilësinë tregon një njohje të mirë të lndës narkotike, çka e përfshin automatikisht si pjesë e grupit të strukturuar kriminal. Duket se në këtë grup rolet ishin të ndara mjaft mirë. Ndërkohë që për secilin nga këro emra, sidomos pë rata të cilët nga hetuesit janë konsideruar edhe si “koka”, ka folur edhe i penduari i drejtësisë shqiptare, Nuredin Dumani. Dumani e konsideron si brutal grupin e Troplinëve, por për të, koka e vërtetë nuk është as Adi Çoba e as Elvis Doçi, për të në krye të kësaj organizate shumë të fuqishme, që italianët e konsideruar edhe si mafia, qëndron Xhevdet Troplini, por nga tërësia e provave të mbledhura nuk u arrit të vërtetohej përfshirja e këtij të fundit.

Megaoperacioni “URA”, u finalizua mëngjesin e 21 majit, me kontrolle të ushtruara në Durrës, Fier, Vlorë e Tiranë. Pjesë e këtij grupi të goditurish ishin edhe pronarë televizionësh kabllorë e pronarë kompanish transporti, si dhe punonjes policie./Replikë

Ky shkrim është bazuar në dosjen e Gjykatës Italiane, ku janë vendosur masat e sigurisë për shtetasit e përfshirë në grupin e dyshuar kriminal të goditur në kuadër të megaoperacionit “URA”.