Dosja/ Nga Behar Bajri tek biznesmeni Gjoka. Ja si oficeri Hasanbegaj harroi betimin dhe ju bashkua bandës më famëkeqe në vend
Nga AIDA TOPALLI
Prej mëse një jave, media gëlon me zbërthimin e aplikacioneve ‘Encro’ dhe ‘Sky’, përmes të cilave dolën në pah e u zbardhën disa ngjarje të bujshme kriminale në very të vendit. Dhe jo vetëm kaq, por zbërthimi i këtyre aplikacioneve, nxorri në pah edhe lidhjen e frikshme të botës së krimit´me biznesmenë e drejtues policie e prokurorie.
Kështu, në një pjesë të dosjes së siguruar nga ‘Replika’, dalin në pah komunikime mes biznesmenit Pëllumb Gjoka, personazheve të njohura të botës së krimit, Behar Bajri e Astmer Bilali dhe ish shefit të krimeve në komisariatin e Policisë Shkodër, Ardit Hasanbega.
Bëhet fjalë konkretisht, referuar këtij fashikulli të dosjes, për tre vrasje të ndodhura në Shkodër, në vitin 2020, ajo e Gjin Ndoj (Boriçit) dhe tentativës së vrasjes në dëm të Ibrahim Licit dhe Dorian Dhulit, si dhe ish punonjësit të gardës, Kleant Musabelliu.
Frikshëm, si asnjëherë më parë, më 21 gusht 2020, Ardit Hasanbegaj, flet me Pëllumb Gjokën, duke i dhënë informacion se ku ndodhet Ibrahim Lici.
Ne kemi dëgjuar herë pas here se si drejtues e oficerë policie janë të përfshirë me kriminelë e punojnë për llogari të bandave kriminale, por është hera e parë që dalin kaq hapur përfshirjet e tyre. Përfshirje të cilat, shkojnë në një nivel tejet të lartë.
‘më datë 21.08.2020, në orën 00.02, shtetasi Pëllumb Gjoka, duke përdorur 714D9 komunikon me përdoruesin e DGLXJM i identifikuar si Ardit Hasanbegaj. Arditi shprehet që, po është në zonën e Himarës, e kemi kollaj se kemi atë shokun tim në Vlorë, e kontrollon Juli. Po nuk ka 100 hotele me këtë emër. Në zonën e Himarës po lidhem nesër vëlla, it hemi këtij shokut t’i kontrollojë të gjitha nga janë njerëzit që janë nëpër dhoma’.
Më tej biedat vijojnë mes Behar Bajrit, Astmer Bilalit, Aleks Ndrekës, Prekë Kodrës, Pëllumb Gjokës e herë pas here del edhe emri i Ardit Hasanbegës, tejet i shqetësuar për të dërguar deri në fund misionin e tij, por këtë herë jo si punonjës policie, por s ii katapultuar thellësisht në një bandë kriminale.
Madje deri në pikën sa ishte i gatshëm të fuste numrin në përgjim e në lokalizim, për llogari të një grupi të strukturuar criminal. Në dijeni të plotë që ata do të kryenin një vrasje.
‘Unë javën tjetër jam në punë, dhe duhet të jem unë në punë që ta çoj dhe e mbaj, edhe jemi komodë. Nuk kam pse ju kërkoj nder këtyre. E mbaj vetë, veç sa të kthehem…’
Në dosje, fashikull pas fashikulli, kuptohet qartazi edhe ajo që është thënë më herët, se si ky grup bëjnë klering me jetën e njerëzve. Nga ana tjetër, po në të njëjtin episode, del edhe një tjetër emër që me gjasë do tju jepte informacion për Dorian Dhulin, i cituar si Ben Noka.
Në këtë dosje ku përfshihen e përfliten qindar emra, duket se kalvari i arrestimeve dhe të të përfshirëve, nuk do të mbyllet me kaq…
Vijon