Nga Aida Topalli
Teksa Artan Tafani, tashmë i penduar, ka zbardhur plot 6 vrasje, 5 tentatiba vrasjesh dhe shpërthime me tritol e vjedhje me dhunë, Prokuroria e Elbasanit vijon hetimet dhe punën për vërtetësinë e thënieve të tij.
Në dosjen hetimore që Replikë disponon, ndër të tjera, vihet re një detaj shumë rrëqethës. Fridman Xhaferraj që u gjet i mbytur dhe thuajse i dekompozuar në një liqen në Korçë. Sipas asaj që thuhet në dosje, Fridman kishte vetëm 10 ditë që ishte liruar nga burgu i Peqinit, ku vuajti një muaj dënim për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”. Ka qenë pikërisht letra w lirimit e gjetur në xhepim e tij, ajo që ka bërë të mundur identifikimin e viktimës.
Pjesë nga dosja:
“Vrasja me paramendim e shtetasit Fridman Xhaferaj, e ndodhur në datë 02.06.2021 (konstatuar në datë 13.06.2021) në qytetin e Korçës, veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 78 e 25 dhe 278 të Kodit Penal, me autorë të dyshuar: Laert Haxhiu,Arttan (Marjus) Tafani,Lulzim Spahija ,Ligor Romacka-,Maringlen Topuzi, Bledar Berberi,Idriz Manej
Nga aktet e procedimit penal lidhur me kete ngjarje rezulton se;
Me daten 13.06.2021, ne oren 10:38, nje telefonues anonim me nr.telefoni 069 xxxxxxx( i identifikuar me vone si … , banues ne Korge, i cili kishte shkuar per peshkim ne rezervuarin e Gjangit), ka telefonuar ne Sallen e Drejtimit dhe Komandimit ne Drejtorine Vendore te Policise Korge se kishte pare nje person te mbytur ne rezervuarin e Gjangit ne Korge, por nuk eshte afruar per ta pare nga afer.
Menjehere eshte formuar grupi hetimor dhe eshte shkuar ne vendngjarje, u krye kqyrja e vendit te ngjarjes dhe konkretisht tek rezervuari i Gjangit, Korge, me koordinata 40°31 ’33.2”N 20° 39’27.9”E, ku anes rezervuarit, perballe vendit te quajtur “Vakefi” eshte konstatuar nje kufome e seksit mashkull e lidhur me litar, e paidentifikuar e cila kishte filluar te dekompozohej. Me pas kufoma u transportua per ne morgun e Spitalit Rajonal Korge per t’ju nenshtruar kqyrjes se hollesishme te kufomes dhe autopsise.
Nga kqyrja e kufomes ka rezultuar se viktima ka pasur nje demtim ne pjesen e pasme te kokes me gjatesi rreth 7 cm, shkaktuar me send te forte.
Ne veshjet e kufomes u gjet nje Flete lirimi nga IEVP Peqin, date 21.05.2021, me emrin Fridman Xhaferaj. Nga verifikimi ne Sistemin TIMS rezultoi se shtetasi Fridman Xhaferaj eshte shpallur ne kerkim ne daten 24.02.2021 per vepren penale “Shkaterim prone me zjarr”, te parashikuar 151/2 te K.Penal , nga Prokuroria Lushnje dhe u kap ne daten 30.04.2021.
Ne kuader te ketij procedimi penal, jene arrestuar si autore te dyshuar shtetasit Kristi Bixheku dhe Lulezim Spahija.
Lidhur me kete fakt penal jane kryer veprimet e para hetimore proceduriale ne vendngjarje, si kqyerja e vendit te ngjarjes, fiksimi dhe sekuestrimi i provave materiale, kqyerja e kufomes si edhe jane administruar aktet e ekspertimit mjekoligjor si dhe deklarimete personave qe kishin dijeni per rrethanat e hetimit.”- thuhet ndër të tjera.