“Do e marrim me qira”/ Vila e prenotuar nga Kryemadhi u anulua pas ndërhyrjes së ambasadorit grek, mesazhet me gruan e Samir Manes: Iliri do Sauna dhe hamam
Dosja e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nxorri në pah të dhëna të shumta, se si biznesmenë të rëndësishëm janë të lidhur me këta të fundit. Rasti më i përmendur është ai i biznesmenit Samir Mane, që siç edhe e paralajmëruam dje, del në dosje si një nga personat më të lidhur me çiftin Meta-Kryemadhi.
Nga zbardhjet e mesazheve, rezulton që ata të kishin edhe deri në hyrje-dalje familjare, e që përktheheshin më pas në favore që i bënin njëri-tjetrit, e që në anën ligjore, përkthehen në shkelje të rënda, që rrezikojnë deri edhe burg, siç edhe ndodhi.
REPLIKË.AL ka vendosur të zbardhë një pjesë të bisedave e që në fakt, janë edhe si vazhdë e shkrimit të një dite më parë.
Në dosjen e SPAK thuhet se:
Shtetasja Monika Kryemadhi ka patur njeëë komunikim te vazhdueshëm me shtetasin
Samir Mane dhe bashkeshorten e tij Eva Mane. Marredhënia e tyre perfshin udhëtime në koncertin e këngetares Beyonce dhe argetimin ne Disney ne Paris, dreka ne Angli, takime per kafe ne lokale te ndryshme ne Tirane dhe ne shtepine e Manes ne Rolling Hills si dhe perfitimin nga ana e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës te nje vile ne Rrolling Hills.
Keto marrëdhenie jane evidentuar jo vetem nga bisedat e pershkruara me lart, por edhe nga bisedat ne vijim dhe konkretisht:
Pjesë nga biseda:
Ne bisedat e zhvilluara ne datën 2 Qershor 2014, Monika Kryemadhi, perdoruese e numrit ******** e ka pyetur Samir Mane, perdorues i telefonit ******* ;
– “Ke pallat ke per ne?”,
Samiri e pyet – “Te i madhi”? .
Ne vijim Monika e ka takuar Samirin nga afer dhe gjate kohes qe eshte me te, i ka shkruajtur Ilir Metes ne numin e telefonit ********:
– Jam me Zamon ne rregull si ta duash dhe ku te duash. Per 4 muaj mbaron”.
Pasi eshte ndare me Samirin, Monika i ka rishkruajtur Samirit sms duke i théné se
“Nuk behet gjë per ndonje variant sot? Se po me iken truri ose le të na presi ndonje gjë te shikojme si eshte nga brenda”
dhe nê vijim i ka shkruajtur ;
“Po me pushon zemra. Jam ul me nje kafe dhe ku nuk me shkon truri. Po pres edhe llir Meten po pres dhe grun tate te mbaroj palestren. Ska bere vaki te iki si pule e trullosur që 20 vjet”
Ndërkohë, kërkesat nga ana e familjes Meta, kanë qenë specifike, për Ilirin duhej edhe Saona edhe Hamam:
Pjesë nga biseda:
Ne datën 03 Qershor 2014, Monika i shkruan sms Ilir Metes ne numin ********, ku i thote:
-Eva Mane thote jo tek pallati. Ka shume njerez dhe do ta bezdisin Ilirin. Po shof nje gjë provizore tek ata.
Iliri i eshte pergjigjur:
-Ok. Duhet dhe hamam e sauna.
Ne daten 03 Qershor 2014, Monika Kryemadhi i shkruan Eva Manes ne telefonin me ******** se burri i saj do te shkoje te pije një kafe neser ne mëngjes se e ndau mendjen dhe ne datën 04 Qershor 2014, konfirmohet se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë shkuar dhe jane takuar me Samir Mane dhe Eva Mane. Monika e njofton Even se sa kane kaluar shkollen e policise dhe Eva i pergjigiet se kafja ishte gati.
Ne biseden që eshte zhvilluar ne daten 6 Qershor 2014 midis Ema Cokut dhe Monika
Kryemadhit del se Monika e ka porositur Emën që kjo e fundit te perhape fjalen se ata do ta marrin me qira. Konkretisht Monika i ka shkruajtur:
-Une nuk duhet te vi atje dhe te gjitha gjërat ti beje Zamiri se ne do ta marrim me qira.
Thuaja te gjitheve”.
Ema i pergjigjet: -Po. E kuptova.
Nga verifikimi i te gjitha bisedave te kryera midis Samir Mane, Eva Mane, Ema Coku nga njera ané dhe Monika Kryemadhi nga ana jeter, rezulton se Monika Kryemadhi do te merrte nga Samir Mane nje vile e cila ndodhet ne kompleksin rezidencial Rolling Hills.
Pra nga bisedat rezulton se personat nên hetim Metaj – Kryemadhi kane qenë perfitues te vilës, ndonese sikurse do te rezultoje me pas, ata kane hequr dore prej saj.
Dhe në fakt më tej në dosje thuhet se ishte hapur fjala që vila do të merrej nga këta të fundit e për këtë arsye është pezulluar puna.