Detaje/ Dyshohet për vrasje me pagesë në burgun e Peqinit, Mjacaj: E vrava se ….

Detaje të  reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në burgun e Peqinit ditën e djeshme. Ndër tjera Sokol Mjacaj është shprehur se e ka vrarë Arben Lleshin pas një konflikti me të, pasi sipas tij, ai  nuk e kishte pranuar në sektor. Gjithashtu ai ka treguar se armën e kishte siguruar para një muaji e gjysëm. Ndërkohë bëhet me dije se Sokol Mjacaj kishte takuar dy muaj më parë të afërmit e tij dhe dyshohet se vrasja është organizuar kundrejt një pagese.

Aktualisht në Polici janë shoqëruar 18 punonjës civile.

Vijon….