DETAJE/ Qëlloi për vdekje Arben Lleshin brenda burgut të Peqinit! Dyshohet vrasje me pagesë! Arma iu dërgua me dron!
Sokol Mjacaj qëlloi për vdekje Arben Lleshin ndërsa mësohet se arma brenda Burgut të Sigurisë së lartë ka hyrë me dron. Burime bëjnë me dije se Arben Lleshi ka ndërruar jetë. Gjithashtu mësohet se pistoleta me të cilët mendohet se ka qëlluar Sokol Mjacaj ka hyrë me dron brenda Burgut të Sigurisë së lartë.
Kujtojmë që Arben Lleshi ishte dënuar nën akuzën e vrasjes së bashkëkombësit të tij Agim Hoxha në Sauthempton.
Ngjarja është shënuar më 10 prillin e vitit të kaluar kur Arben Lleshi 27 vjeç, i njohur si shpërndarës droge në Angli, dogji të gjallë brenda në makinën e tij Agim Hoxhën 29 vjeç në Sauthempton të Anglisë.
Ndërkohë, Afrim Lleshi 39 vjeç i cili është gjykuar si bashkëpunëtor në këtë krim makabër, është shpallur nga Gjykata i pafajshëm në lidhje me këto akuza.
Nga ana tjetër familjarët e shqiptarit të mbetur të vrarë, kanë deklaruar se më në fund u vendos drejtësia për të afërmin e tyre, Agim Hoxha.