Dënohet me 22 vite burg Arbër Paplekaj

Ditën e sotme në Gjykatën e rrethit gjyqsorë Elbasan është mbajtur seanca përfundimtare ndaj të akuzuarit Arbër Papleka, për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

Prokuroria Elbasan në predentimet e saja kërkoj 25 vite heqje lirie ndaj Arbër Paplekaj dhe për dy nën drejtorët 2 vite shërbim prove ndërsa për ekipin Shqiponja 16 muaj shërbim prove.

Trupa gjykuese e drejtuar nga Matilda Fetahu në vendimin e saj e shpalli fajtor Arbër Paplekaj dhe e dënoj atë me 22 vite burg ku dënimi përllogaritej nga dita e arrestimit, për ekipin SHQIPONJA u vendos 16 muaj shërbim prove ndërsa për 2 nën drejtorët gjykata vendosi 1 vit shërbim prove përllogaritja filloj që nga dita e shpalljes së vendimit. Avokati Mirash Martinaj në përfundim të seancës u ka shprehur ngushëllimet familjarëve të të ndjerit dhe se ky vendim është një gjysëm e vërtet. Nga ana e Arbër Paplekaj do të ankimojnë vendimin në gjykatën e apelit mbasi të njihen me arsyetimet e gjykatës.

Sinkron Marash Martinaj. Avokat/

Seanca ndaj Arbër Paplekaj prej 2 vitesh ku sot u dha vendimi duke e dënuar me 22 vite burg.