Çuçi e Rrumbullaku konferencë me shefat e Policisë së Kryeqyteteve Evropiane në Tiranë

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku do të zhvillojnë sot një konferencë  me 43  shefat e Policisë së Kryeqyteteve Evropiane.

Mësohet se takimi ka filluar në orën 09:00 në ambjentet e Maritim Plaza Hotel – Tirana.

Rrumbullaku u shpreh se bashkëpunimi me partnerët është i domosdoshëm në një moment kur krimi është kthyer në një ndër kërcënimet më serioze.

“Privilegj jetësor këtë gjendem këtu mes jush. Krimi është sot më shumë se kurrë pa një trajtë të caktuar, i informuar dhe i përgatitur dhe e vetmja mënyrë është me anë të sigurimit të rendit. Për ta përmbushur efektivisht këtë mision duhet të bashkërendojmë me njëri-tjetrin eksperiencat dhe idetë tona profesionale. Qëllimi i përbashkët për bashkëpunim për parametrat e sigurisë s’është vetëm deklarativ por edhe në praktikë.

Në fokus të konferencës do jenë sfidat e përbashkëta të sigurisë dhe bashkëpunimi mes nesh përballë të cilave na ka vendosur krimi.”- tha Rrumbullaku.