“Big Brother Gjadër 1” ul siparin vetëm pas 3 ditëve
Eksperienca e 16 banorëve të parë të Gjadrit nuk ka rezultuar ashtu siç imagjinohej. Pavarësisht reklamës së madhe se “Big Brother ” i parë në histori i përbërë totalisht me emigrantë do të arrinte majat, gjithçka u plas si flluskë sapuni.
“Fama” e emigrantëve afrikan zgjati vetëm 3 ditë. Shqipëria nuk rezultoi tokë e premtuar, madje në media, jehona e kampit të Gjadrit ka bërë që drejt Italisë të bie edhe ritmi i emigracionit nga shtete të Dorës së tretë.
Por çfarë nuk shkoi në Gjadër?
Kampi i ndërtuar me kursimet e italianëve duket se nuk është pëlqyer aspak prej emigrantëve, të cilët anijës së parë që gjetën në portin e Shengjinit i hipen për tu rikthzer sërish në Itali, e ndoshta në vendet e origjinës. Askush nuk komentoi shumë rreth këtij eksodi që kushtoi jo pak, po thuajse gjysmë milioni euro.
Fati i banorëve të “Big Brother Gjadër 1” nuk kishte qënë i bardhë, pasi edhe rregullat ishin strikte. Qëndrimi në kamp në pritje të një procedure që kush e di sa zgjaste bëri që shumë të mos kalonin asnjë prej sprovave. Dikush për gjendjen shëndetësore, dikush për shkak të minoritetit të moshës u dorëzua në aventurën jetësore sapo kaloi Adriatikun.
Edhe prezenca e vetëm hormonit mashkullor, pa asnjë femër në kamp duket se ka ndikuar jo pak. Tashmë ajo që presim është puntata e dytë, e deri atëherë, mister nuk mbeten vetëm emrat e banorëve të rinj të Gjadrit, por edhe çmimi i premtuar nga Vëllai i Madh. / Replikë.al