Të nderuar Miq!
Viti 2023 shënon një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e kompanisë sonë. Kompania Atlantik mbushi 22 vjet që nga themelimi i saj. Për ne, ky nuk është thjesht një numër, por një shembull i shërbimit, përkushtimit dhe devotshmërisë ndaj klientëve tanë. Në me shume se 2 dekada kompania Atlantik ka ruajtur fizionominë e saj duke vendosur qytetarin dhe nevojat e tij në qendër të punës së përditshme.
Besueshmëria është një objektiv që ne i kushtojmë rëndësi pasi lidhet jo vetëm me imazhin, por edhe me të ardhmen tonë dhe të partnerëve tanë.
Sfidat e njepasnjeshme ekonomike-sociale nder vite, kane treguar se Atlantik ka ruajtu të njëjtin trend në tregun e sigurimeve, sigurisht si rezultat i një strategjie të qartë të shoqërisë.
Gjatë viteve të fundit, kemi investuar në zgjerimin e gamës së produkteve, dhe në mënyrë të veçantë në rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe kujdesit ndaj klientëve. Atlantik eshte shoqeria siguruese ne vend me:
pagesat me te shpejta te demeve dhe
numrin me te ulet te ceshtjeve ne gjykate
numrin me te ulet te demeve pezull ne treg:
Atlantik do të vazhdojë të jetë një emër i besueshëm për çdo konsumator.
Atlantik nuk do të ndalet me kaq.
Ne do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturë dhe cilësinë e shërbimeve dhe investojmë në kualifikimin dhe trajnimet e vazhdueshme të stafit, të rrisim nivelin e trajnimeve për linjat kryesore dhe të reja te biznesit, duke i dhënë prioritet sigurimeve vullnetare dhe kërkesave të tregut. Sfidat tona janë të qarta edhe në vijim.
Një tjetër objektiv është shtrirja e shërbimeve tona sa më pranë konsumatorëve duke ofruar mundësi të reja që i përshtaten kohës ku jetojmë. Modernizimi dhe digjitalizimi i shërbimeve janë një synim që do të ecë krah për krah me kërkesat e tregut.
Shoqëria e ATLANTIK është kompania e tretë private e hapur në tregun e sigurimeve në vend e themeluar më Qershor 2001 me aksioner të vetëm z. Dritan Celaj i cili zotëron 100% të aksioneve.
Këshilli Mbikëqyrës është organi që ka të drejtën të vlerësojë zbatimin e politikave dhe të monitorojë pajtueshmërinë me ligjet dhe aktet e shoqërisë dhe përbëhet aktualisht nga 3 anëtarë i kryesuar nga z. Luan Bregasi dhe dy anëtaret e tij. Aktiviteti i përditshëm i shoqërisë administrohet nga Drejtori i Përgjithshëm z. Dritan Celaj.
Prej vitit 2001 prezente në Shqipëri me një markë të vetme ATLANTIK, me 14 degët të shtrira nga veriu në jug me 140 punonjësit tanë klientët gjejnë produkte sigurimi të diferencuara. Kjo, nëpërmjet shërbimit të specializuar të stafit të punonjësve dhe ndërmjetësve të sigurimeve të kudogjendur në Shqipëri për të qenë sa më pranë kërkesave të çdo konsumatori dhe sa më pranë me ta gjeografikisht.
“Fuqia juaj e sigurimeve” nuk është thjesht një moto për ne, por një mision që përmbushim çdo ditë, për çdokënd që paraqitet në kompaninë tonë. Ne u shpjegojmë me durim të gjithëve rëndësinë që ka parandalimi dhe se si sigurimi i shëndetit dhe pronës është një investim për ditët e vështira.
Angazhimi ynë është t’u mundësojmë njerëzve të ndërtojnë një të ardhme më të sigurt duke u kujdesur për jetën dhe ëndrrat e tyre. Ne duam të jemi një partner jetësor i njerëzve në të gjitha momentet përkatëse: familje, mirëqenie, punë dhe lëvizshmëri.
Ju falënderoj të gjithëve për bashkërrugëtimin tonë!
Dritan ÇELAJ
Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv