A fshihet “Los Blancos” pas kullave dhe rezidencave në Tiranë

 

Vijon debati mbi misterin e burimit të parave të kompanisë “Nova Construction”, e cila me leje të Edi Ramës dhe Erjon Veliaj-t, ka hapur disa kantiere ndërtimi tek Garda e Republikës, në qendër të Tiranës dhe disa zona strategjike të kryeqytetit.

Kompania ka rreth 500 mijë euro para gjendje, të ligjshme, ndërkohë investimi për të ngritur kullat dhe rezidencat shkon disa qindra milionë euro.

Pyetja që askush nuk mund t’i përgjigjet dhe që ka zënë ngushtë Drejtorinë për Parandalimin e Pastrimit të Parave, Shërbimet Informative, Tatimet dhe Byronë Kombëtare, është se cili është burimi i parave me të cilat do të bëhen këto ndërtime.

E qartë është se kompania në letra është vetëm një kamuflazh i personave të tjerë që kanë paratë.

A është grupi “Los Blancos” i kokainës, me në krye Eldi Dizdarin, një prej financuesve të kullave në Tiranë? Kush janë fijet e grupit “Los Blancos” në Tiranë?

Cili është zyrtari ndërmjetës mes kartelit të kokainës dhe Erjon Veliajt për të ndërtuar kulla e rezidenca deri në 9 kate dhe me Edi Ramën, për kulla mbi 9 kate?

A ka marrë ky grup edhe prona publike, me çmime qesharake dhe duke i shkëmbyer me prona të tjera pa vlerë, sa para janë paguar nën dorë dhe cilët janë personat e përfshirë?

Sa hetime ka nisur drejtorët e Drejtorisë për Parandalimin e Pastrimit të Parave për këtë grup dhe çfarë kanë marrë në këmbim për t’i mbyllur?

Vijon…