Shifra të ‘frikshme’ nga aksidentet në shqipëri, shtohen rastet e jetëve të humbura

Arsyet e aksidenteve rrugore duken të ndryshme, ndonëse në pjesën më të madhe të rasteve, faji qëndron te drejtuesi i mjetit. Problemi duket kompleks dhe shkaqet janë të shumta. Për të pasqyruar më konkretisht disa nga specifikat kryesore të këtyre aksidenteve, po i referohemi një analize të INSTAT.

Më muajin Qershor 2023 numërohen 101 aksidente rrugore nga 98 të ndodhura në muajin Qershor 2022. Numri i aksidenteve rrugore është rritur me 3,1%.

Ndonëse ka pasur më shumë aksidente, për fat të mirë ato kanë qenë me më pak dëme në njerëz. Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 132 persona nga 141 në muajin Qershor 2022.

Të rinjtë vijojnë të jenë shkaktarët më të mëdhenj të aksidenteve. Sipas INSTAT, aksidentet rrugore, në 82,2% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 30,7% të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 14,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Qershor 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e Premte me 18,8%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur ditën e Mërkurë me 8,9%.

Në muajin Qershor 2023, 20,8% e aksidenteve rrugore kanë ndodhur gjatë harkut kohor 08:00-12:00.

Më pak aksidente në 6 muajt e parë të vitit

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2023, numërohen 528 aksidente rrugore nga 581 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 9,1%.

Numri i të aksidentuarve është 722 persona nga 821 persona të aksidentuar në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022.

Aksidentet rrugore, në 15,2% të rasteve, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2023 kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit për periudhën gjashtëmujore është rritur me 9,6%.

Po përse  ndodhin shumë aksidente në Shqipëri:

1 – Drejtimi i mjetit pa praktikën e duhur, drejtimi në moshë të madhe, humbja e reflekseve dhe kontrolli i mjetit.

2 – Infrastruktura rrugore.

3 – Mjetet janë të tejpërdorura në rrugë të këqija.

4 – Mungesa e sinjalistikës në rrugët hyrëse e dalëse.

5 – Drejtimi i automjeteve nën efektin e alkoolit.

6 – Përdorimi multifunksional i rrugëve të makinave duke kaluar në to kamionë, vetura, lopë e dele, biçikleta dhe njerëz pa kriter.

7 – Gjithë sistemi rrugor në tërësi, sidomos në hapësirat e rrezikshme dhe mungesa e mbrojtëseve anësore të duhura.

8 – Vendosja e gomave të përdorura nga drejtuesit e mjeteve dhe përdorimi i gomave të njëjta si në dimër ashtu dhe në verë.

9 – Mungesa e frikës ndaj ligjit.

Edhe për sa i përket rasteve që shumë qytetarë në vendin tonë ndërruar jetë si pasoj e mbytjes në det apo liqen sëfundmi kanë qenë të shpeshta. Më poshtë janë disa nga rastet e fundit që kanë ndodhur në vendin tonë:

9.07.2024

Tragjedi në plazhin e Vilë-Bashtovës në Kavajë, mbytet babai dhe djemtë 13 e 15 vjeç!

Babai dhe dy djemtë e tij të mitur kanë humbur tragjikisht jetën në plazhin e Vilë Bashtovës. Tragjedia e familjes Halilaj nga Tirana, u shënua më 9 korrik ku Elvis Halilaj 50 vjeç dhe dy djemtë 13 dhe 15 vjeç nuk kanë arritur të dalin më nga deti si pasojë e rrymave të forta detare.

Të tre viktimat kanë shkuar thellë me not dhe deti ka qenë i trazuar. Megjithatë, në atë zonë mësohet se nuk ka as vrojtues.

3.07.2023

Mbytet një i moshuar në plazhin e Golemit

Regjistrohet viktima e parë, që humb jetën në brigjet e Adriatikut si pasojë e mbytjes në det. Viktimë ka mbetur një i moshuar nga Kosova, i cili ka ndërruar jetë në breg të detit teksa ka qenë duke u larë.

21.07.2023

Tragjedi në Gramsh/ Mbyten 4 persona në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës.

Tragjike ishte fati i 4 anëtarëve të fisit Zogu, të cilët u mbytën në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit. Shefi i zjarrëfikëses tregoi se të 4 personat nuk dinin not, e se në përpjekje për të shpëtuar njëri-tjetrin, u mbytën.