Zbulohet shkaku i vdekjes së reperit Coolio

 

Pas 6 muajsh, është zbuluar shkaku i vdekjes së reperit Coolio, i cili  u gjend i pajetë në moshën 59-vjeçare në shtëpinë e mikut të tij në Los Angelos. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters Coolio  ndërroi jetë nga mbidoza e fentanilit. Gjithashtu, në organizëm iu gjetën gjurmë heroine dhe metamfetamine.Fentanili  u krijua për herë të parë ne vitet ’50, në Belgjikë, për të ndihmuar pacientët me kancer për të duruar dhembjen. Duke marrë parasysh se është shumë i fortë, nisi të përdorej nga personat që merrnin drogë.

Coolio u bë i njohur për këngën e tij të vitit 1995 “Gangsta’s Paradise” e cila u përodr si kolonë zanore në filmin “Dangerous Minds”.Ai publikoi albumin e tij debutues, “It Takes a Thief”, në 1994,  ndërsa kënga “Lakeside” rezultoi një sukses. Reperi la pas 7 fëmijë dhe pritet që ata të nderojnë babanë e tyre të ndjerë në projektet e ardhshme .