Zbulohen shkaqet e vdekjes së Aaron Carter

Pas më shumë se 5 muajsh nga vdekja e tij, mjekët kanë arritur në konkluzionin se ylli amerikan i popit Aaron Carter u mbyt aksidentalisht në vaskën e tij për shkak të ndikimit ndaj substancave narkotike.

Këngëtari i cila u bë i famshëm me hitet si ‘I Want Candy’ dhe ‘Crush on You  ‘ ndërroi jetë vitin e kaluar në moshën 34-vjeçare.Aaron ishte vëllai i vogël i Nick Carter, pjesëtar i  grupi të njohur Backstreet Boys, dhe falë kësaj lidhje arriti të performonte që i vogël në skena të mëdha.Albumi i dytë i Carter, “Aaron’s Party shiti mbi 3 milionë kopje, duke e bërë atë albumin e tij më të suksesshëm.

Në vitin 2018, ai publikoi albumin e tij të pestë në studio. Ndonëse jeta profesionale ishte e suksesshme nuk mund të thuhet e njëjta gjë për jetën e tij private e cila  u shoqërua me probleme të vazhdueshme.

Në shtator të vitit 2022, Carter u fut në një qëndër rehabilititimi për shkak të varësisë nga substancat narkotike.Ishte ky edhe shkaku pse këngëtari humbi edhe kujdestarinë e djalit të tij Prince.