Kolltuku i kuq i madh është gjithçka ne shohim nga dhoma e rrëfimit të “Big Brother Vip”. Mirëpo si është pjesa përballë divanit ku ulen banorët kurrë nuk është shfaqur. Së fundmi po qarkullon në rrjet një imazh që tregon pikërisht këtë pjesë “misterioze”.
Dhe në fakt nuk ka asgjë. Një ekran i vogël dhe disa bokse dëgjimi janë gjithçka ndodhen në atë hapësirë që ne nuk shohim.
“Dhoma e rrëfimit” është ambienti ku banorët kanë mundësi të komunikojnë me “Vëllain e Madh”, për kërkesa specifike të tyret apo biseda që nuk dalin në kamera.