Ylli i serialit “Friends” e penduar për ndërhyrjet estetike

Ndërhyrjet estetike janë kthyer në një trend të kohës. Shumë personazhe të botës së shoubizit i nënshtrohen  procesit të rimodelimit të fytyrës për tu dukur sa më rinor.

Por disa prejt tyre e teprojnë me përpjekjet e tyre për të ndalur kohën.I tillë është edhe rasti i aktores së serialit të njohur ‘Friends’ Courteney Cox e cila shprehet e penduar.

Ajo shpjegon se fillimisht ishte e lumtur me rezultatet e para nga ndërhyrjet estetike  por kuptoi më vonë se e gjitha kjo procedurë ishte e panevojshme.

COURTENEY COX-AKTORE

“Ti nuk e kupton se po e tepron , kështu që vazhdon të bësh  edhe më shumë ndërhyrje , sepse të duken normale.

Aktorja ka folur edhe për ditëlindjen  e saj të  ardhshme në të cilën do  të mbush 60 vjeç.

 “Nuk ka asgjë të keqe të jesh 60 vjeç,por  thjesht nuk mund ta ëbesoj. Koha kalon  kaq shpejt.”

Kjo nuk është hera e parë që aktorja e nominuar për  cmimet Emmy flet për problemet e saj me procedurat estetike dhe ndan me fansat sekretet e bukurisë.