Yjet që shkëlqyen në tapetin “shampanjë” të Oscar-it

 

Eventi i shumëpërfolur, edicioni i 95-të,i cmimeve Oscars,  u rikthye në Teatrin Dolby në zonën e Hollivudit dhe siç pritej ishte një natë plot surpriza, fitues dhe momente unike.

Tradicionalisht, tapeti i kuq i evenimentit është një nga momentet më të veçanta në botën e modës. E teksa risia e këtij viti ishte ashtu sic u bë me dije ditë më parë, red carpet i famshëm kishte ndryshuar ngjyrë. Trende të freskëta, shkëlqim, krijime mbresëlënëse, zgjedhje veshjesh të diskutueshme.

Një nga të parat që u shfaq me një pamje mahnitëse ishte Vanessa Hudgens, e cila dukej elegante me një fustan pa rripa, bardh e zi, teksa pozonte para se të niste punën e saj gjatë kësaj nate.

Cate Blanchett u shfaq me një veshje elegante prej kadifeje blu që mbante një fjongo të bërë nga refugjatët, si pjesë e një nisme nga agjencia e refugjatëve e Kombeve të Bashkuara. Ylli i Everywhere Everywhere All At Once, Michelle Yeoh , kishte veshur një fustan të bardhë me thekë të Dior me diamante.

Lady Gaga, e cila performoi këngën e saj Hold My Hand, mbërriti me një fustan të zi Versace me një bust korse të tejdukshëm. Michelle Williams zgjodhi një fustan të bardhë Chanel me një tyl të mbushur me kristale.

Rihanna gjithashtu me veshjen  e saj Alaia , me rripa lëkure dhe më shumë rrjetë të tejdukshme që tregonte barkun e këngëtares, e cila është sërish në pritje të ëmbël.

 

Check Also

U nda por unazën me vlerë 5 milionë dollarë Jennifer Lopez refuzon t’ia kthejë Affleck

Jennifer Lopez u nda me Benn Affleck por unazën 5 milionë dollarësh që ky i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *