VIDEO/ Shpërthen në lot, Egla Ceno merr mesazhin prekës nga nëna e saj
Aktorja Egla Ceno u përlot ditën e sotme nga një mesazh që mori në ‘Big Love’. Mesazhi i nënës së saj e përloti, duke bërë që ajo të mos mundej ta lexojë vetë mesazhin. Ishte Julian Deda, ai që lexoi deri në fund mesazhin prekës të nënës së aktores.
View this post on Instagram
“Egla e mamit. Unë jam shumë mirë, prandaj dua që rrugëtimin tënd drejt finales ta ndjekësh sa më e qetë. Të uroj me gjithë zemër fitoren se je një vajzë që di të kujdesesh për njerëzit e tu të afërm, me karakter të fortë dhe virtyte të veçanta në shoqëri. Edhe një herë për mua mos u shqetëso se i kam harxhuar të gjitha. Të puth maku”– shkruhet në mesazhin e nënë së Eglës.
“Ja ta lexoj dhe njëherë të lutem”– thotë më pas Egla e cila e lexon sërish mesazhin.
Në fund aktorja shton: Shëndet. Hajt se kemi të tjera, po hë. As kemi as mbarojnë.