VIDEO/ Policia liron Jozin pas incidentit me Gjestin që ndodhi live në BBVA
Vetëm pak orë ka zgjatur mbajtja në Komisariatin e Policisë të Jozefin Markut. Ish-banori i Big Brother Vip Albania 4 u shoqërua menjëherë pas dhunës së ushtruar ndaj Gjestit, finalist i këtij edicioni.
“Shërbimet e policisë shoqëruan në komisariat Jozefin Markun, i cili u mor në pyetje lidhur me ngjarjen në fjalë dhe u la i lirë rreth orës 05.00 të mëngjesit”
Mbetet e paqartë arsyeja që shtyu Jozin të godiste Gjestin, teksa ai do hetohet në gjendje te lirë nga prokuroria e Tiranës.
NJOFTIMI I POLICISE:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. M., 29 vjeç, pasi gjatë trasmetimit të një reality show, ka qëlluar me pëllëmbë shtetasin B. K;
View this post on Instagram
Ky është momenti kur banori pas eliminimit, del nga shtëpia dhe futet në makinën e policisë me pranga në duar. Jozefin Marku u rikthye në shtëpinë e Big Brother disa javë më parë, teksa ka pasur një raport të mirë me Gjestin gjatë kësaj periudhe, ku bashkë kanë shkëmbyer batuta dhe situata gazmore brenda shtëpisë, të cilat janë pritur mirë nga publiku jashtë.
View this post on Instagram