Versace prezanton koleksionin e ri

Yje të njohur të shoubizit ishin të pranishëm në sfilatën e markës luksoze Versace e cila prezantoi koleksionin e saj vjeshtë/dimër 2023 në Los Anxhelos.

Ajo që hapi pasarelën ishte 27-vjecarja Gigi Hadid e veshur me një fund të zi dhe xhaketë .

Në pasarelë parakaluan gjithashtu  një mori modelesh të njohura si Kendall Jenner, Naomi Campbell, Irina Shayk dhe Emily Ratajkowski.

Në koleksion u shfaq shumë ngjyra e zezë , së bashku me ngjyrën portokalli dhe rozë. Veshjet  shpesh ishin  të shkurtra, të bëra prej mëndafshi dhe të shoqëruara me doreza të gjata ndërsa nuk munguan  pantallonat xhins .

Dominuan edhe  xhaketat  me tegela  dhe ato me  material  lëkure. Sfilata , e cila vjen pak ditë përpara ndarjes së çmimeve Oscar , u ndoq nga  një sërë figurash të njohura  duke përfshirë këngëtarët Dua Lipa, Cher dhe  Elton John.

Aktorët Anne Hathaway dhe Channing Tatum mund të shiheshin duke brohoritur teksa në fund të pasarelës u shfaq stilistja e njohur Donatella Versace.