Vdekja e ikonës së muzikës Tina Turner, tronditi botën e showbizit dhe fansat

Hyrja e shtëpisë së këngëtares ikonë Tina Turner në Zvicër u dekorua me lule dhe qirinj pas vdekjes në moshën 83-vjeçare.Fansat lanë shënime me emrat dhe mesazhet e tyre jashtë shtëpisë së saj.

https://twitter.com/i/status/1661674719920226307

Shumë prej dashamirësve nderuan artisten legjendare  duke përdorur tekstin e këngës së njohur të Turner ” You are simple the Best”.Edhe përpara ndërtesës historike të Capitol Records, fansat e Turner vendosën lule në yllin e saj në Hollyëood Ëalk of Fame.

Ndikimi që ka Tina Turner është padyshim i madh jo vetëm në aspektin profesional. Sepse ajo ka kaluar shumë në jetën e saj private.

Partneri i artistes rezultoi një tiran, i cili e rrihte brutalisht  këngëtaren.Disa herë ajo është shtruar edhe në spital, derisa u arratis në vitin 1976 duke i kthyer shpinën një herë e përgjithmonë bashkëshortit. Ajo u largua me vetëm 36 cent në xhep dhe gjatë divorcit hoqi dorë nga pasuria e përbashkët, por ruajti vetëm emrin, që më vonë i solli famë botërore.

Por deri sa ia arriti kësaj, ajo mbijetoi në kushte të vështira, me borxhe dhe me ndihma sociale. Kompanitë diskografike e refuzonin atë. Por në vitin 1984, Tina u rishfaq në skenë me albumin “Private Dancer” dhe kënga „Ëhat’s Love Got To Do With It” ishte hiti i parë i saj.

https://twitter.com/i/status/1661687099353866240

Përvec fansave, emra të  njohur të muzikës dhe nga bota e kinematografisë shprehën ngushëllimet e tyre për ndarjen nga jeta.Edhe presidenti Joe Biden reagoi në një deklaratë për vdekjen e Turner.

Jill dhe unë i dërgojmë dashurinë dhe lutjet tona bashkëshortit të saj Erëin, pjesës tjetër të familjes Turner dhe fansave në mbarë botën të cilët mbajnë zi për gruan për të cilën pajtohen se ishte “thjesht më e mira”.

Një mesazh të ndjerë për humbjen e këngëtares pati edhe kryemisnitri Edi Rama. E konsideruar si Mbretëresha e Rock’n Roll Tina Turner  ka lënë gjurmë në botën e muzikës . Ajo ka interpretuar në skena në mbarë botën për plot 50 vite dhe ka shitur mbi 180 milionë albume e ka fituar tetë  cmime Grammys.