“U tmerrova brenda meje”, Elsa Lila flet për eksperiencën në burg: Tregoja histori nga Roma e lashtë
Elsa Lila ka rrëfyer momentet e bujshme të qëndrimit të saj në qeli, pas arrestimin në shtetin italian. E ulur në oborr, në një bashkëbisedim me të tjerë fermerë, ajo tha se izolimi në “Ferma VIP” i sjell në mendje kujtimet e hidhura të marsit të vitit 2023, ku ajo u izolua në qeli për shkak të disa akuzave, që më pas ranë poshtë.
Ajo tregon se si përllogariste ditët e mbetura të dënimit të vajzave e grave që ndodheshin aty, të cilat sipas saj, ishin kryesisht të paarsimuara. Po ashtu, ajo thekson se përdhunimi ishte një abuzim prezent në burg.
“Një nga detyrat që kam bërë unë aty, niveli i analfabetizmit ishte shumë i lartë dhe unë ju tregoja histori nga Roma e lashtë, merrja libra ua lexoja. Edhe, vinin dhe një nga gjërat që më kërkonin ishin të llogarisja kur do të dilnin.
Unë improvizoja se nuk e dija. Ata e humbnin komplet, 4 vjet aty e humbnin. Vinin thoshin ‘nuk e di kur do dal’. Unë me logjikë i thashë shiko, më jep dokumentacionin që ke, por ishte shumë e vështirë t’ua llogarisje.
Unë bëja plus minuse. Më ka bërë shumë përshtypje njëra, se kur unë ia bëra llogarinë ishte shtator 2022 dhe asaj i binte të dilte në shtator 2024, gëzoi. Dola tha, ishte shumë e lumtur. Unë u tmerrova brenda meje. Unë për vete e dija se do dilja dhe isha e qetë” është shprehur Elsa.