U nda por unazën me vlerë 5 milionë dollarë Jennifer Lopez refuzon t’ia kthejë Affleck

Jennifer Lopez u nda me Benn Affleck por unazën 5 milionë dollarësh që ky i fundit i dhuroi nuk ka ndërmend t’ia kthejë.Duke pasur parasysh historinë e saj me unazat e fejesave martesave , ka të ngjarë që kjo unazë t’i shtohet koleksionit të saj, duke e cuar  vlerën e tyre në mbi 17 milionë dollarë.

Këngëtarja ka ende një unazë dimanti rozë që Ben Affleck I dhuroi   20 vite më parë, si dhe unazat nga ish-bashkëshortët Marc Anthony, Cris Judd dhe Ojani Noa. Dhe ajo ka unazën e saj të fejesës nga Alex Rodriguez  me të cilin ajo nuk u martua kurrë.

Por më e shtrenjta është ende unaza e diamantit blu prej 6.5 milionë dollarësh që mori  nga marc  Anthony me të cilin ka edhe dy fëmijë. Unazat konsiderohen përgjithësisht pronë e veçantë dhe gjykatat shpesh vendosin në favor të marrësit në një divorc. Kjo për shkak se unaza zakonisht jepet si dhuratë para martesës dhe argumenti është se dhurata i përket marrësit, pavarësisht nëse lidhja përfundon ose jo.