Një dron me mbishkrimin “Të du shumë, Mëkati” ka mbërritur në shtëpinë e Big Brother VIP.
Mesazhi duket se ishte për Rike Roçin, e cila u gëzua shumë sapo pa dronin.
Ajo nuk ka folur deri tani për jetën e saj personale dhe nuk ka treguar nëse është apo jo në një lidhje, prandaj nuk dihet ende nga kush i ka ardhur ky dron.
Megjithatë, në bisedat me Meritonin me të cilin duket se ka njohje nga jashtë, Rike ka përmendur disa herë dikë duke e cilësuar si “mëkati im”, por nuk dihet për kë bëhet fjalë.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ