Ka një “vend në ferr” për gratë që nuk i mbështesin gratë e tjera ,kështu ka deklaruar Shakira,ndërsa ajo vazhdon të kritikojë publikisht ish-in e saj Gerard Pique dhe të dashurën e tij.
Në një intervistë të re, në kanalin meksikan Canal Estrellas këngëtarja e “Hips Don’t Lie” tha se e kuptoi se mund të ishte plotësisht e zonja vetëm pasi ishte ushqyer me narrativën e një gruaje që nuk kishte nevojë për një burrë që të ishte e plotë”.
“Ka një vend të rezervuar në ferr për gratë që nuk mbështesin gratë e tjera. Unë kam qenë gjithmonë emocionalisht mjaft e varur nga burrat me të cilët kam rënë në dashuri, por sot jam vetëm dhe mjaft e zonja t’ja dal.”
Këngëtarja e “Waka Waka” u shpreh se si ndihej, mes zërave se ish-futbollisti e tradhtoi atë me të dashurën e tij aktuale 23-vjeçare, Clara Chia Marti, me të cilën së fundmi ai zyrtarizoi lidhjen edhe në mediat sociale.
“Kur një grua duhet të përballet me betejat e jetës, ajo del më e fortë,” Fituesja e Grammy tha se po fokusohet tek dy djemtë e saj, Milan, 10 vjeç dhe Sasha, 8 vjeç.
“Ka ëndrra që shkatërrohen dhe ju duhet të merrni copëzat e vogla nga toka dhe t’i bashkoheni përsëri dhe gjithashtu të jeni shembull për fëmijët.” Shakira dhe Piqué konfirmuan ndarjen e tyre në një njoftim të përbashkët në Qershor 2022, dhe më vonë ajo zbuloi se ajo dhe djemtë e saj do të transferoheshin në Miami, pasi të kishin vendosur një marrëveshje për kujdestarinë me ish-mbrojtësin e Barcelonës.